Maska e rëndësishme për fëmijët mbi 6 vjeç, bartës të rrezikshëm të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e kalojnë më lehtë koronavirusin por janë bartës të rrezikshëm për familjarët. Ndaj edhe për ata është e rekomandueshme mbajtja e maskës, duke filluar nga mosha 6  vjeç e sipër.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar video-mesazhin e anëtares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Gjeorgjina Kule,  e cila nënvizon se maska është një nga mjetet mbrojtëse edhe për fëmijët.

Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër.

Sepse është një moshë që fëmijëve mund t’u shpjegohet për rëndësinë e maskës, për faktin pse duhet mbajtur dhe po kështu mund të kombinohet në formë lojërash apo maska me personazhe të përrallave apo të botës së tyre, për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme”, thotë Prof. Kule.

Në videomesazhin e shpërndarë nga Ministrja, Kule thotë se maska është një mjet i hershëm i mbrojtjes ndaj sëmundjeve infektive dhe që ka vërtetuar prej kohës efikasitetin e tij.

Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave të ajrit apo sëmundjeve aerogene. Nuk është një mjet i ri. Thjesht po vëmë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohës dhe që ka vërtetuar prej kohësh efikasitetin e tij”, thotë Prof. Kule./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja se si Hakerët dhe 007 shohin, lexojnë dhe përgjojnë jetën tonë

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (SHBA) ka lëshuar një këshillë për sigurinë kibernetike që dy pajisje "CMS8000" nga...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Për shembull, shumë prej...

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

“Reforma në drejtësi, sfiduese”/ Rama: Është mjaft e duartrokitur

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Madrid, foli për reformën në drejtësi në vendin tonë. Rama tha se Reforma në Drejtësi ka...

Lajme të tjera

Web TV