‘Princeshë e rënë nga qielli’, Rama homazh për mbretëreshë Geraldinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme homazh për ndarjen nga jeta të mbretëreshë Geraldina. Rama shkruan se ajo nuk ishte vetëm gruaja e një mbreti por ishte dhe përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës, e imazhit të një Shqipërie të panjohur.

‘Regina’ e quan kryeministri i vendit Geraldinën. ‘Geraldina ishte “Regina”, nuk e mbretëroi Shqipërinë por e la zemrën, mendjen dhe gjithë jetën e saj të mbretërohej nga Shqipëria dhe për këtë ajo meriton të kujtohet sot, në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta aspak përrallore, dhe përgjithmonë si ato përrallat e fëmijërisë sonë me mbretër e me princesha, ku princesha është gjithnjë pjesa më tërheqëse e rrëfimit.

GERALDINA E SHQIPTARËVE ishte një mbretëreshë si ato në përralla, një princeshë e rënë nga qielli në një hon prej ku e nxorri matanë vetëm fundi. “En ma fin est mon commencement” – Tek fundi im është ripërtërtja ime – ishte motoja paramortore e të famshmes Mary Stuart, mbretëresha e Albanisë antike, Skocisë, e cila aq shumë do t’i shkonte si titull kujtimit të Geraldinës së Shqiptarëve.

Konteshë e lindur në splendorin perandorak të monarkisë habsburgase, me një gen të shpenguar e liridashës amerikan prej së ëmës, bukuroshja magjepsëse e dinastisë së Trëndafilit të Bardhë të Budapestit, ra në krahët e monarkut ekstravagant të Shqipërisë dhe i solli shtetit 25 vjeçar shqiptar, letrat e munguara të fisnikërisë”, shkruan Rama.

Sipas tij, nëse fati është jeta dhe jetët janë fate, Geraldina e Shqiptarëve iu nënshtrua parashkrimit të jetës së saj si një fat nopran deri në dhimbje, duke i dhënë dinjitet edhe në honin më të thellë ku fati e flaku, misionit të saj kundrejt një populli të huaj që e birësoi si nënë, si vajzë dhe si sovrane.

Lexo edhe :  “Vini këtu me çanta superluksi e këpucë “Antonio Vietri”/ Berisha 'skanon' zonjat e PS-së

Ky mision, në sytë e besimtares së devotshme që ajo ishte, nisi me bujën e madhe të një martese përrallash, u zhvillua në dekada të tëra heshtjeje si një zhgjëndërr sfilitëse prapa diellit dhe u mbyll, bashkë me sytë melankolikë të mbretëreshës së rënë nga vakti, në tokën e mohuar për së gjalli.

Geraldina e Shqiptarëve nuk qe vetëm bashkëshortja e një mbreti. Ajo ishte “Geraldina Regina”, përfaqësuesja e hijshme në sytë e botës e imazhit të një Shqipërie të panjohur, qoftë kryekreje kur bota na shihte si një kënd plot pluhur të një perandorie të perënduar, qoftë më pas, kur për botën Shqipëria ishte bunkeri i një sekti të marrësh stalinistë dy hapa larg Perëndimit”, përfundon Rama postimin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV