PS ul tonet ndaj Bashës/Pëllumbi: Kryetari i PD është maturuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa javësh Partia Socialiste dhe lidershipi i saj kanë ngritur tonet ndaj presidentit Ilir Meta dhe anasjelltas. Në këtë duel ka një palë të tretë që duket sikur rri e vështron. Fjala është për kryetarin e Partisë Demokratike dhe të opozitës Lulzim Basha. A duket kjo si një ndryshim kursi  dhe marrëdhëniesh mes PS dhe PD? Përgjigjia  kësaj pyetje vjen në një formë tjetër nga sekretari organizativ i PS Arben Pëllumbi. Gjatë emisionit  HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Pëllumbi tha se Basha është moderuar në sjelljen e tij.

-Betejën e keni me Ilir Metën apo me PD?

-Ne betejën e kemi me të gjithë ata të cilët i vendosen përballë PS dhe bëjnë ç’është e mundur që ne të mos fitojmë mandatin tonë të tretë. Në këto momente presidenti ka dalë për ne nga kostumi i presidentit dhe ka marrë rolin e një krye-opozitari. Për sa kohë na akuzon, për sa kohë na sulmon politikisht, sigurisht që edhe ne do t’i japim përgjigjet tona, mendimet tona, opinionet tona, në raport me ato që thotë dhe me ato që bën. Nuk është përmendur në rolin e tij të presidentit por si opozitar dhe kundërshtar i PS. Dhe në këto kushte Basha ka qenë më i maturuar dhe më i pjekur në këtë periudhë. Sigurisht ai ngelet kundërshtari jonë i drejtpërdrejtë. Po të kemi parasysh që udhëhoqi një vit përpara gjithë ato demonstrata me molotovë, sigurisht në këtë sens sot i është drejtuar institucioneve./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Kryeministri kanadez: Nuk përjashtojmë dërgimin e trupave në Ukrainë

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se ai mbështet thirrjet e Ukrainës për garanci të forta sigurie si...

Lajme të tjera

Web TV