Rezoluta për antisemitizmin, Balla: Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si propozues i projektrezolutës ”për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, tha se “ajo që po diskutojmë e do marrë formën zyrtare të qëndrimit që Kuvendi merr në luftën kundër antisemitizmit besoj se është pjesë e ADN sonë si popull”.

Sipas Ballës, “shqiptarët shpëtuan hebrenjtë e Evropës, të rrezikuar e përndjekur në kontinentin mëmë, shqiptarët shpëtuan hebrenjtë, qytetarët e asaj Evrope që po kërkojmë ne sot të bëhemi pjesë.

Evropa sot është thellësisht e ndryshme nga Evropa e luftes se dyte boterore, është bashkësi pa kufinj, multietnike, multikulturore, fetare e gjuhësore.

Shqipëria nëse një ditë, e jam i sigurt që jemi në rrugën e duhur, do jetë ulur në tryezën e barabartë të vendeve anetare të BE, do pasurojë aty shumë vlera, por dy janë të pakundërshtueshme:

E para humanizmi e mbrojtja e tjetrit në rrezik dhe e dyta toleranca fetare, pasaporta jonë më e mirë evropiane”, tha Balla.

Sipas tij, “Një meritë të veçantë ka dhe një mik shqiptar I atyre viteve ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Herman Bernshtajn për instalimin në diplomacinë mbretërore të Shqipërisë të një ndjenje simpatie dhe të një përgjegjësie mbrojtjeje ndaj hebrenjve. Në ditën e sotme ne nderojmë edhe veprën e tyre të shkëlqyer, në favor të hebrenjve të Gjermanisë, Austrisë, Polonisë dhe të disa vendeve të tjera, të cilëve iu hap rruga për të ardhur lirisht e legalisht në Shqipëri.

Brenda më pak se një dhjetëvjetëshi pas shpërthimit të urrejtjes anti-semite me doktrinën naziste final solution (1932) numri i hebrenjve në Shqipëri u dhjetëfishua. Periudha e dytë e shpëtimit të hebrenjve është ajo e vetë luftës.
Si deputet i Elbasanit dhe Librazhdit , në zonën që kam pas nderin të përfaqësoj ka dëshmi të mbrojtjes së hebrenjve. E tillë është rasti i fshatit Qarrishtë, ku familja Biçaku strehoi 26 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një dëshmi rrënqethëse dhe kuptimplotë që evidenton mbrojtjen e mikut në çdo rrethanë edhe me jetë“.

Lexo edhe :  “Gratë dhe vajzat do hakmerren me Ramën”, Berisha: Kam bindje në fibrën morale të nënave!

Çka është e rëndësishme të theksohet shprehet Balla “është fakti që në fund të luftës listat që gjenden në arkivat e Shqipërisë përmbajnë 3750 emra. Populli shqiptar nuk shpëtoi hebrenjtë e vet, ata ishin të vetët qëkuri, shqiptarët shpëtuan hebrenjtë e Europës, hebrenjtë e rrezikuar e të dëbuar, hebrenjtë e përndjekur në kontinentin mëmë.

Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë, qytetarë të asaj Europe, që sot po kërkojmë me ngulm të bëhemi pjesë e saj. Europa e sotme është padiskutim thellësisht e ndryshme nga ajo Europë e Luftës së dytë Botërore. Europa e sotme është një bashkësi pa kufij, një bashkësi multietnike, multikulturore, multifetare dhe multigjuhësore. Shqipëria, nëse një ditë do të arrijë të jetë pjesë e familjes Europiane, do ta pasurojë atë me dy vlera themelore: humanizmin, mbrojtjen e tjetrit në rrezik dhe tolerancën fetare.

Te shqiptarët toleranca fetare dhe ajo etnike kanë qenë historikisht të pandara. Në këtë kuptim, ne i kthehemi së shkuarës, historisë së holokaustit, tmerreve të antisemitizmit, jo se ky është një problem i yni për t’u ndarë nga e kaluara, pasi shqiptarët nuk kanë probleme me të kaluarën, por sepse Botës i duhet një thirrje aktuale për frymë bashkëjetese dhe qytetari moderne“.

Me sjelljen ndaj hebrenjve populli shqiptar ka konfirmuar e konfirmon një cilësi të shkëlqyer të botës së saj, një virtyt mbarëpopullor që bën pjesë në imazhin e një vendi të përparuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,...

Vetëbesimi i Lulzim Bashës nga Kavaja: Vetëm ne euroatlantikët jemi kundër korrupsionit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën...

Lajme të tjera

Web TV