Partia Demokratike njofton se komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë kësaj partie përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.
Ky proces, sipas PD, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni, shtohet më tej, e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.
Sot iu dorëzua Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, lista përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.
la.mi/Fjala.al