169 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar orët e fundit në Kosovë pasi tamponi i’u krye 1.119 personave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve dy persona kanë humbur jetën.
Sipas të dhënave të bëra publike nga IKSHPK 85 pacientë kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.953.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,591 të infektuar me Covid-19, prej tyre 659 pacientë kanë vdekur./Re.Gu/Fjala.al