Mes protestave, Hariri përpiqet të formojë një qeveri të re në Liban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Saad al-Hariri njoftoi dorëheqjen si kryeministër i Libanit në 29 tetor, 2019, mijëra protestues dolën në rrugë për gati dy javë, duke kërkuar një ndryshim rrënjësor të vendit.

Këto dorëheqje janë të mirëseardhura, por nuk janë të mjaftueshme. Ne duam që i gjithë sistemi të ndryshojë”, tha një protestuese 32-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

Pas dështimit të reformës muajt e fundit, Hariri ka qenë përsëri i ngarkuar për formimin e një qeverie.

Gati një vit pas dorëheqjes, presidenti Michel Aoun i kërkoi biznesmenit Sunit të drejtojë ekzekutivin e tij të katërt, pasi mori pëlqimin e 65 deputetëve nga 128 që ka Kuvendi.

Megjithatë, Hariri nuk u mbështet nga lëvizja pro iraniane, Hezbollah dhe nga Lëvizja e Lirë Patriotike e udhëhequr nga dhëndri i Aoun, i krishteri maronit Gebran Bassil.

Hariri ka premtuar të drejtojë një ekzekutiv teknikësh, të përcaktuar si ekspertë mbi palët, me synimin për të zbatuar të ashtuquajturën “iniciativë franceze” të promovuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pas shpërthimeve të mëdha që shkatërruan Bejrutin në muajin gusht, ndërhyri drejtpërdrejt në jetën politike të vendit.

Gjatë dy vizitave zyrtare që nga gushti i kaluar, kreu i shtetit francez u ka kërkuar elitës së vendit të pranojnë reformat si një kusht për zhbllokimin e ndihmës ndërkombëtare dhe shmangien e vendosjes së sanksioneve.

Djali i ndërtuesit Rafic Hariri, i cili u bë kryeministër i Libanit mes viteve 1990 dhe 2000 u vra nga një shpërthim me bombë në vitin 2005 në Bejrut.

Hariri udhëhoqi Libanin për rreth pesë vjet në dy periudha, mes viteve 2009 dhe 2011, por edhe në vitet 2016 dhe 2020.

Në nëntor të 2017-ës, ai njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i vendit, gjatë një vizite në Arabinë Saudite, duke mos u kthyer për dy javë në Liban.

Menjëherë, sapo u kthye, Hariri hoqi dorë nga dorëheqja e tij, duke pranuar kërkesën e presidentit Aoun.

Kjo ngjarje është emblematike për një vend të ekspozuar vazhdimisht ndaj tensioneve gjeopolitike mes Sirisë, Izraelit, Iranit dhe vendeve të Gjirit, por pa harruar se një nga lëvizjet politike më të pushtetshme në vend, konsiderohet në tërsi ose pjesërisht si një organizatë terroriste nga dhjetra shtete dhe organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe SHBA-në.

Lexo edhe :  Trump akuzon Biden: Po na çon drejt Luftës së Tretë Botërore

Në përvojën e tij të gjatë politike, Hariri në mënyrë të përsëritur i është dashur të merret me kërkesat e vende të ndryshme për të reformuar vendin.

Në vitin 2018, në një konferencë ndërkombëtare në Paris, u arrit një marrëveshje për një paketë ndihme 5-vjeçare me vlerë 11 miliardë dollarë për të mbështetur ekonominë, por që nuk u lëshua, për shkak të kushtëzimit të tij përgjatë negociatave.

Në muajt e fundit, pasardhësi i tij, Hassan Diab nuk ka qenë aq i suksesshëm në negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të garantuar 10 miliardë dollarë ndihmë, ndërsa në muajin tetor Mustafa Adib duhej të hiqte dorë nga posti i tij për të formuar një qeveri, pasi nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët mes palëve.

Pavarësisht nga mosveprimi i politikës libaneze, situata ekonomike sigurisht nuk është përmirësuar. Edhe pas pandemisë, kriza që po kalon vendi ka marrë përmasa historike.

Libani po përjeton një recesion shumë të keq ekonomik, që vendi se ka përjetuar që nga lufta civile 30 vjet më parë, duke shënuar borxhin publik më të lartë botëror në raport me PBB-në, ndërsa për herë të parë për 20 vjet monedha kombëtare ka filluar të zhvlerësohet kundrejt dollarit.

Përveç ndërhyrjeve për t’i dhënë fund krizës ekonomike, protestuesit dolën në rrugë që nga tetori i vitit 2019, duke bërë thirrje për ndërhyrje vendimtare kundër korrupsionit, ndarje pushteti mbi bazë sektare dhe reforma për modernizimin e furnizimit me energji elektrike.

Muajt e fundit, situata ekonomike është përkeqësuar edhe më shumë. Që nga tetori i kaluar, paundi libanez ka humbur pothuajse 80 për qind të vlerës, ndërsa inflacioni gjatë muajt gusht arriti në 120.3 për qind dhe papunësia vlerësohet me rreth 30 për qind.

Për këtë vit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, vlerëson një rënie prej 25 për qind të PBB-së.

Pak orë para se Hariri të porositej për të formuar një ekzekutiv të ri, disa nga mbështetësit e tij i vunë flakën simbolit të “Revulucionit të Tetorit” në Sheshin e Dëshmorëve./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV