Silva Bino mesazh ‘skeptikëve’: Covid nuk pyet, tregoni kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, veçanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

Bino, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi betejën më virusin, apelon për kujdes, pasi siç shprehet ajo në video mesazh, virusi nuk pyet.

Covidi ekziston. Covidi paraqitet në disa forma, mes të cilave janë të format e lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca nuk ka ndryshuar. Pra, shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë.

E provova vetë se ç’do të thotë të kalosh covid në formë të rëndë. Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore që janë shumë, të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mundesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të mbrojnë veten e të afërmit e tyre, pavarësisht moshës së tyre, pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese.

Shpeshherë Covidi nuk pyet.” shprehet Bino në video mesazhin e shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Do largohem vetë, por jo pa vrarë atë”/ Trump kërcënohet me jetë nga një emigrant

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është kërcënuar me jetë. Kjo është e disa herë që ai kërcënohet me jetë, por kësaj...

Kujdes ç’postoni në rrjete sociale! Zbardhet vendimi i Trump për studentët e huaj

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave për vizat studentore në të gjitha ambasadat apo konsullatat e Shteteve...

Investitorët nga jashtë ‘joshen’ nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare

Investitorët nga jashtë vendit i zgjeruan përsëri investimet e tyre në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas...

Jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit

Jahti luksoz "Abeona" i miliarderit Jeff Bezos, është ankoruar sot në Portin e Durrësit. Ky jaht është i pagëzuar me emrin e perëndëshës romake...

Çiklisti rrëzohet pranë finishit, ja kush e fitoi etapën e fundit në Rrethin e Shqipërisë

Rrethi Çiklistik i 82-të i Shqipërisë ka mbyllur ditën e pestë dhe të fundit për këtë sezon, teksa në Etapën e Pestë nga Vlora...

Lajme të tjera

Web TV