Evropa Lindore ashpërson masat ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa vende të Evropës Lindore vendosën të shtunën kufizime të tjera në vazhdën e pjesës tjetër të kontinentit, ku epidemia e COVID-19 tani ka shkaktuar vdekjen e 10.000 personave në Gjermani dhe ka prekur më shumë se një milionë në Francë.

“Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19″, paralajmëroi dje kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale të rasteve me COVID-19 dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi akoma në muajin tetor”, theksoi ai në një konferencë për shtyp.

Ai tha se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme.

Në gjithë kontinentin evropian, numri i infektimeve ka kaluar 8,2 milionë dhe më shumë se 258.000 kanë humbur jetën nga COVID-19.

Pandemia ka shkaktuar të paktën 1.139.406 të vdekur në botë që prej fundit të dhjetorit, sipas të dhënave zyrtare, shkruan atsh. Dhe një rekord infektimesh të reja, rreth 80.000 në 24 orë, u regjistrua në SHBA.

E gjithë Polonia kaloi dje në zonë të kuqe, një masë që nuk përfshinte deri tani qytetet e mëdha dhe rajonet përreth.

Restorantet dhe shkollat fillore do të mbyllen pjesërisht dhe gjimnazet dhe studentët do të praktikojnë mësimin në distancë. Ceremonitë martesore do të jenë të ndaluara dhe numri i personave do të kufizohet ndjeshëm në tregje, transport dhe kisha.

Në Sllovakinë fqinje, një shtetrrethim i dytë hyri dje në fuqi deri më 1 nëntor.

Dhe në Republikën Çeke, ku përqindja e infektimeve dhe vdekjeve është më e madhja në Evropë në dy javët e fundit, një kufizim i pjesshëm u vendos deri më 3 nëntor.

Lexo edhe :  3 Maj 1979/ Margaret Thatcher, kryeministrja e parë femër në Britaninë e Madhe

Dy qytetet kryesore të Greqisë, Athina dhe Selaniku do të vendosen në shtetrrethim, dhe duke nisur nga dje maska do të jetë e detyrueshme si jashtë ashtu dhe brenda ambienteve të mbyllura./Re.Gu

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës. Sipas informacioneve...

Rama ndan videon nga aeroporti i Vlorës: Edhe tre ditë nga ulja e avionit të parë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, më 8 Maj do të realizohet fluturimi testues në aeroportin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë...

“Të përshpejtojmë tharjen e kënetës”- Rama mesazh për emigrantët ne Greqi

Kreu i PS dhe kryeministri, Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë emigrantët në Greqi, që të marrin zarfet, ti plotësojnë dhe ti...

Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe oraret për të vizituar muzetë,...

Cigaret elektronike i kthejnë mushkritë në ‘kokoshka’

Po, cigaret elektronike janë toksike. Një adoleshent në SHBA zhvilloi një sëmundje të quajtur “popcorn lung” (mushkritë kokoshka) pasi kishte përdorur fshehurazi cigaret elektronike për...

Lajme të tjera

Web TV