Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një videoje nga spitali Infektiv i është përgjigjur akuzave të PD-së të cilat më herët deklaruan se sistemi shëndetësor është në kolaps.
Manastirliu është takuar këtë të dielë më shefen e spitalit Infektiv, Najada Çomo e cila ka bërë me dije se aktualisht janë 50 shtretër të lirë në të dy spitalet Covid.
Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor nuk ndodhet në kolaps dhe se shteti është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm , gjithashtu ka këshilluar mjekët që të mos bazohen në deklaratat politike.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/401802457651914
Ajo tha se spitali “Covid 3” është gati, por hapja do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, çka do të përcaktohet nga mjekët.