Hapet sot spitali Covid3, 150 shtretër dhe 50 mjekë e infermierë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reparti i ish-Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kthehet nga sot në godinën e tretë që do t’ju shërbejë të gjithë pacientëve me COVID-19.

Inaugurimi do të bëhet në një ceremoni të thjeshtë ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur disa minutë më parë.

Zona është pajisur me forca sigurie shtesë. Kapacitetet e spitalit COVID3 janë 150 shtretër në total, ku fillimisht do të hapet një pavion me 40 shtretër. Në dispozicion të pacientëve do të jenë 50 mjekë dhe infermierë nga Spitali Infektiv dhe Sëmundjet Interne.

Ministria e Shëndetësisë është shprehur se nëse do të jetë nevoja, janë gati edhe dy godina të tjera për t’ju shërbyer pacientëve me COVID-19, ndërsa Rama shkoi edhe më tej duke thënë se infrastruktura është gati edhe në rrethe, nëse bumi i të shtruarve në spitale vazhdon.

Deri më tani në të dy spitalet COVID që janë të hapur, janë të shtruar 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar../Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aksident me motor në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen një italian dhe një shqiptare

Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e...

Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e një shtegu malor europian, nis nga Shkodra

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian. Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtigjet më të njohura për ecje malore...

Perfeksioni: Ndihmë apo pengesë në jetën tënde?

Dëshira për perfeksion, shpesh shihet si një cilësi e dëshirueshme, një shenjë e përkushtimit dhe e standardeve të larta. Por, si çdo cilësi tjetër,...

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, këto janë procedurat

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Zelensky: Armëpushim i menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet, do ishte e ndershme

Ukraina është e gatshme për armëpushim të menjëhershëm nëse Rusia ndalon sulmet. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili thotë se një armëpushim...

Lajme të tjera

Web TV