Administrjatorja e inceneratorit të Elbasanit i kthehet Bashës: I vetmi që po më ushtron presion je ti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administratorja e inceneratorit të Elbasanit, Stela Gugallja ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili u shpreh se është kërcënuar nga “mafia e mbeturinave”.

Në reagimin zyrtar, ajo thotë se as nuk është kërcënuar dhe as nuk është shantazhuar nga askush dhe se i vetmi që e ka vënë në presion është vetë Lulzim Basha.

“U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga  mafia e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi.

I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbeshtetur prej viteve 90.”, theksoi ajo.

Ndër të tjera, ajo vë theksin se prokuroria e ka hetuar më herët dhe është shpallur e pafajshme.

“Meqënëse emri im është  bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake  e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria  Elbasanit në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion  aktiv”, “Shpërdorim  detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatmore”.

Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes. Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin  nr 2609,  dt.11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale. Bashkëlidhur vendimi i formës së prerë”, shkruan Gugallja.

Lexo edhe :  TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta "zëvendësojë"

Më herët, Basha i kërkoi institucionit të drejtësisë së re të vihet në lëvizje, pasi një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, Stela Gugallja është vënë nën presion nga mafia.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e...

‘Nuk është i nevojshëm’/ Arabia ndalon shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të mbahet në pesë qytete saudite, nuk do të lejohet shitja...

Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është...

Të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit/ Berisha uron bashkëshorten: Gëzuar Shën Valentinin!

Sali Berisha ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto me...

KLP thirrje mediave: Raportoni drejt çështjet që lidhen me drejtësinë!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka bërë thirrje ditën e sotme mediave që të tregohen të kujdesshme dhe objektive, lidhur me raportimet që...

Lajme të tjera

Web TV