SHBA, thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit: Ndaloni luftimet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të arrijnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut, ku të martën vazhduan luftimet dy mujore në kundërshtim me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Uashingtoni.

Ndërsa po vizitonte Indinë të martën, Sekretari Pompeo zhvilloi biseda telefonike me Kryeministrin armen Nikoll Pashinyan dhe Presidentin azerbajxhanas Ilham Aliyev. Zoti Pompeo “u bëri presion udhëheqësve që të respektojnë zotimet e tyre për të ndërprerë armiqësitë dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

Të dy vendet akuzuan njëri-tjetrin të martën për sulme ndaj objektivave jashtë Nagorno-Karabakut pasi Sekretari Pompeo ndërmjetësoi një armëpushim me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Takimi i tyre i 24 tetorit në Uashington u organizua pas dy përpjekjeve të dështuara ruse për të ndërmjetësuar një armëpushim të luftimeve më të rënda në rajon në më shumë se një çerek shekull.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u është bashkuar udhëheqësve të tjerë globalë në thirrjet për t’i dhënë fund luftimeve mbi territorin e debatueshëm, shkruan VOA. Udhëheqësit botërorë duan të parandalojnë një luftë më të madhe që mund përfshijë Turqinë, një aleate e Azerbajxhanit dhe Rusinë, e cila ka një marrëveshje mbrojtjeje me Armeninë.

Dhuna është gjithashtu pranë tubacioneve që transportojnë naftë dhe gaz nga Azerbajxhani në tregjet globale.

Të fundit

Rama porosi vajzave shkodrane mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend…

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij...

“Bëra shaka kur thashë se do sjell paqen për 24 orë”, Donald Trump më në fund e pranon

Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej president i SHBA-së, ku tha se do...

Real Madrid shpërfill Federatën: pa konferencë, pa stërvitje, pa darkë zyrtare!

Tension para klasikes Barcelona - Real Madrid (nesër, 22:00). Klubi madrilen ka vendosur pak para orës 19:00 që të bëjë një shpërfillje totale ndaj...

Sherr masiv me sende të forta në Lundër të Tiranës, raportohet një person i lënduar

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës, në Tiranë. Raportohet se një person...

Shehaj i kthen përgjigje Nokës: S’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se unë

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është...

Lajme të tjera

Web TV