Covid-19/ Halit Valteri: Mblidhni mendjen e kokës, mos bëni politikë me sëmundjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë një thirrje të fortë në Kuvend këtë të enjte, për kolegët, që të mos tallen me sëmundjen e rëndë që shkakton koronavirusi, pasi sipas tij, po humbim jetë shqiptarësh.

Në një replikë me deputetin Ralf Gjoni, Valteri tha se të gjithë politikanët duhet të bëhen bashkë e të mos bëhet politikë me jetën e sëmundjen, e as të desinformohet opinioni publik, me teoritë se Covid nuk ekziston.

Po dëgjojmë nga kjo foltore, shumë njerëz që po tallen me këtë flamë, ku ne kemi humbur familjarë, të afërm, shokë e miq. E sot e kësaj dite në Sanatorium e spitale vuajnë pacientët. Zonja ministre, ju faleminderit të madhe për gjithçka bëni e gjithë mjekëve, faleminderit që po rrezikoni jetën tuaj.

Nuk ka vend ky parlament për të dezinformuar opinionin publik. Ne duhet të bëhemi bashkë të mos bëjmë politikë me sëmundjen e me jetën. Askush këtu s’ka fytyrë të flasë e të thotë shqiptarëve që kjo sëmundje nuk po na rrezikon, s’ka Covid.

Po humbim jetë shqiptarësh, ju lutem mblidhini mendjen e kokës se shqiptarët sot kanë nevojë për mbështetje, ministria, spitalet, mos hani kot atë që nuk thuhet“, u shpreh Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Lajme të tjera

Web TV