Dashamir Shehi: Në 30 vjet, Shqipëria një vend jodemokratik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku” analizon politikën në vend dhe shpreh bindjen se në 30 vite Shqipëria ka pasur një “demokraci OMGJ”.

-Jemi 6 muaj para zgjedhjeve. Pse jemi në këtë polaritet kaq ekstrem ? Ju jeni një politikan me 30 vjet karrierë, si ka mundësi që Shqipëria edhe pse ka bërë ndërrimin e gjeneratave përsëri është ekstremisht e ndarë?

Ne jemi një komb pa histori demokracie. Nuk është OMGJ demokracia këtu. Ne kemi jetuar nën të huajt. Patëm një periudhë të mbretit Zog, periudhë shtet-formuese e suksesshme jo demokratike. Demokracia e parë fare në Kongresin e Lushnjës, votimet e Parlamentit 1920 u rrënuan, u shuan nën interesin e ndërtimit të një shteti më të fortë. Të qëndrojë në këmbë Shqipëria pastaj shqiptarët ta mbyllin gojën një pjesë. Kjo është historia. Mburremi me atë periudhë për arritjet shtet-formuese për urat, për shkollat, për gjuhën shqipe, për monedhën shqipe por jo për demokracinë  shqiptare. Domethënë deri në atë periudhë nuk kishim demokraci. Pjesa tjetër pastaj lufta dhe pas-lufta deri në 1990 ishte kthim mbrapsh në të gjithë elementët. Ngritja e unit personal, krijimi i një strukture partiake e cila i hyri dhe në kokë njerëzve dhe të cilën e trashëgojmë edhe ne sot.  Ndaj dhe kur erdhi demokracia erdhi më shumë si institucion ligjor jo si një institucion kolektiv, kultural. Gjithë këto elementë të trashëguar, të puqur bashkë, të nxitur pastaj edhe me situatën e një korrupsioni të madh, e një përfitimi të madh, jemi në këtë situatë. Demokracia jonë ka gjithë dobësitë që vijnë nga vendet e vogla dhe mungesa e traditës, ka dhe izolimin politik sepse 30 vjet që themi “Europa, Europa”, ku është Europa? S’është!

-Zoti Shehi, por Rama dhe Basha nuk kanë lidhje me komunizmin.

S’po marr vetëm këta të dy unë, po i fut të gjithë. Po kush të tha ty që s’kanë lidhje ata?

-Po çfarë lidhje ka Basha me komunizmin?

S’ka Luli por kanë ata që kanë vënë Lulin, janë ata që janë komshinjtë e Lulit, i gjithë ambienti që lulëzon përqark Lulit ka lidhje me këtë punë. E njëjta gjë edhe për zotin Rama. Pse s’paska lidhje Rama me komunizmin se po bëjmë shaka ne, po tallemi me veten tonë ndaj nuk bëjmë para ne shqiptarët.

-Çfarë lidhje ka Edi Rama se ai është tallur me komunizmin. Është nip te byroja politike e komunizmit.

Jo nip. Ai është daja i Anetës. Tani nuk dua të merrëm me shtëpinë e atyre dhe as Ramën si person. Merrem me fenomenin. Nëna e vet ishte mbesa e njërit nga gjakatarët  më të mëdhenj të byrosë politike. Unë s’kam dashur kurrë të merrem me familjen por po merremi.

-Gjakatar? Po pse çfarë ka bërë?

Lojëra politike pra. Gjakatar se ndenji 40 vjet pra. Ky është i atyre. Unë do thoja që ky ka ca merita se ka dalë ndonjëherë kundër atyre.

-I kujt atyre?

I Partisë Komuniste.

-Rama ka 1 mijë të zeza por nuk është i Partisë Komuniste.

Nuk ka nevojë të lexosh Leninin që të jesh komunist. Komunizmi është ky, që t’ia marrim gjithë të tjerëve atë që kanë, dhe ta mbaj unë.

-Zoti Shehi, si e portretizoni ju Lulzim Bashën?

Unë kam thënë që është një njeri normal. Edhe më duket vlera më e madhe për një olitikan shqiptar.

-Pse është normal?

Është normal, është njeri me shkollim të mirë.

-Pse njerëzit duhet ta shikojnë Bashën si shpëtimtarin e tyre?

Nuk duhet ta shikojnë si shpëtimtarin. As si Mesia. Duhet ta shikojnë si një njeri normal që do përpiqet ta kthejë vendin në një rrugë normale.

-Disa thonë që ai gënjen. Ty të ka gënjyer?

Jo. Pse çfarë jemi ne, vëllai i madh me të voglin që gënjejmë njëri-tjetrin? Ne nuk shkojmë të bëjmë krushqi. Ne shkojmë të bashkojmë idetë tona. Unë preferoj një njeri normal që t’i bëjë punët normale, të mos i vjedhë shtetit. Të zbatojë ligjet e shtetit. Domethënë të mos i rrijë ligjit sipër, por t’i rrijë ligjit poshtë. Dhe e treta, këto dy punë t’ia transmetojë atyre që do vijnë të na votojnë në mënyrën më normale të mundshme. Që ta bëjmë të kuptueshëm dhe të besueshëm. Kështu që edhe Basha kur të vijë do ta shikojmë. A do t’i rrijë dhe ky ligjit sipër apo do ta ulë kokën poshtë ligjit.

Lexo edhe :  Vota e emigrantëve/ PD kërkon të votojnë me pasaporta të huaja

-Po nëse do zhgënjeheni çfarë do bëni ju?

Do dalim kundër Bashës, çfarë do bëjmë., siç kam dalë dhe kundër të tjerëve.

-Ka disa kohë që është ngritur SPAK. Ju në deklaratat tuaja keni qenë gjithmonë mosbesues. Si ka mundësi që ju dh eopozita keni qenë mosbesues, keni bërë kallëzime në SPAK dhe ndërkohë SHBA ka mbështjetje shumë të fortë ndaj SPAK.

Në rradhë të parë, opozita e mbështet drejtësinë. Unë për vete, me gjithë mosbesimin jam munduar ta mbështes SPAK-un. Akoma brenda reformës në drejtësi ka elementë të cilët unë shpresoj që do bëjnë punë.  Por hijen e dyshimit nuk ka të drejtë të na e heqë asnjëri sepse u bënë 3-4 vjet që merremi me këtë temë. Dhe ky SPAK-u unë gjykoj se do bëjë diçka. Jo për opozitën, madje as për Ramën. Një pjesë prej atyre do mundohen ta bëjnë detyrën e vet. Deri tani nuk e kanë bërë. Dhe këtu opozita nuk ka asnjë lloj faji që dyshon. Nëse ti bën zhurmë dhe nuk bën asgjë, më fal por… Zoti Rama e ka shtyrë qeverisjen e vet me këtë punë.

 

-Zoti Shehi, ju jeni politikan i vjetër dhe e njihni shumë mirë raportet me ndërkombëtarët. Si ka mundësi që ndërkombëtarët nuk ju mbështesin ju, por mbështesin mazhorancën?

Kjo është e pasaktë. Ndërkombëtarët nuk e kanë mbështetur ndonjëherë qeverinë e Ramës, këto ditët e fundit po i dalin haptazi kundër. Zoti Rama për interes të vetes së vet po hyn në sherr me gjithë Evropën. Siç hyri në sherr edhe me Amerikën. Nga mëndjemadhësia se ky nuk e upton që ne nuk jemi asgjë për botën, dhe nga interesi i thjeshtë personal, ka për borxh me u zi me gjithë botën. Se ku ngelet Shqipëria ky s’do tia dijë fare. Shqipëria pati bërë ca hapa përpara, në qeverinë e Berishës. Hoqi vizat, hyri në NATO. Tani ne po na shtohen vizat.

-Do t’ia “shkulte dhëmbët” Amerika nëse do ishte kështu.

Kur të vijë puna edhe këtij do t’ia “shkulin dhëmbët”. Miku më i madh i Amerikës është Berisha. Në kohë të Berishës erdhi presidenti i Amerikës këtu. Amerika nuk është as me Berishën, as me Ramën. Amerika është me Amerikën. Mbrëmë Rama ulëriste se kishte dalë Presidenti dhe fliste për Covidin. Presidenti mund të bëjë dhe gabim që flet por është një gabim i tij personal. Presidenti ka të drejtën që të flasë për çdo gjë. Ai nuk është se vendos për çdo gjë. Vulat i ka qeveria, por opinionin do t’ia lësh ti atij se është President. Ai mund ta ketë ekzagjëruar, por kjo që ai flet për covidin dhe ti i thua ”futu te zyra ti”, sikur është berber ky dhe shërbeu për doktor. Ky i turret presidentit që “as mos fol”.

 

-Unë do doja një konflikt të shkurtër për kryeministrin Edi Rama, dhe Presidentin.

Ideja që Ilir Meta është alternativa e Edi Ramës është vdekje-prurëse për opozitën. Nuk mund të bëjë opozitë pa pasur opozitë tjetër, dy të majta. Opozita nuk është një personj. Nuk është as një moment. Opozita është histori. Zoti Meta ka rolin e vet, ka rolin institucional si president. Ka rolin të jetë i baraslarguar nga të dyja krahët. Meta ka për detyrë të bëjë atë që bën. E bën më mirë se presidentët e tjerë sepse vjen nga nje eksperiencë politike.

-Si del rezultati në 25 prill?

Do fitojmë ne.

-Po nëse humbisni çfarë do bëni?

-Po asnjë gjë, do vrasim veten, ç’a  do bëjmë.  Do vazhdojmë luftën sa të kem fuqi, sa të kem jetë.

-Edi Rama të ka masakruar disa herë.

Mua Edi Rama nuk ka çfarë më bën.

-Nja dy-tre herë të ka masakruar.

Po çfarë thotë Edi Rama. “Pi raki”,  thotë.

-Po mirë, rakia të bëftë mirë.

Po ja kaq, çfarë ka thënë tjetër. Unë s’po i them as që po merr drogë, as me jetën e tij private. Unë them atë që është publike, që ky është njeriu më i mirë që ka qenë ndonjëherë në Shqipëri.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV