Rritja e rasteve me Covid, KPK nga sot zhvendos punën online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rritjen e rasteve me Covid, KPK ka marrë vendim që nga sot të zhvendosë punën online për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Përjashtim do të bëjë vetëm zyra e arkivës. Lajmin e ka bërë me dije vetë KPK me anë të një njoftimi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve”, thotë KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

7 shqiptarë në pranga, kryen 16 grabitje me dhunë, morën rreth 10 mln € cash

Në total, grupi akuzohet për të paktën 16 grabitje, duke vjedhur sende me vlerë prej të paktën 10 milionë...

I japin bakshish kamarieres 150 euro se është “vajzë e mirë”: i ndjek dhe i quan hajdutë

Kamerierja e re humbi mundësinë për të marrë një bakshish bujar, pas një debati të ashpër në një restorant. Një grua 30-vjeçare ka reduktuar në...

Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës,GJKKO vendos gjykim të zakonshëm për të akuzuarit

TIRANE- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e katër të pandehurve të inceneratorit të Tiranës Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi për tu...

Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën, kërkojnë ndërhyrje

Emisioni “Sot, Live në Shqipëri” në Report TV, trajtoi sot problematikën e përmbytjeve tre ditë më parë në qytetin bregdetar pas 6 orëve shi dhe...

SPAK mbyll hetimet për të akuzuarit e operacionit “Revanshi”, publikohen akuzat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka komunikuar akuzat për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit...

Lajme të tjera

Web TV