Nica bie përsëri në terror. “Si mund të bësh luftë brenda një kishe?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda qytetit të qëlluar për vdekje, katër vjet pas masakrës. Macron përpara Notre Dame, por Covid sot është më i frikshëm

 Nga ballkonet e vegjël të rrugës Notre Dame në Nicë, shumë njerëz hedhin shikimin. Janë të qetë, me krahët mbështetur në parmakë dhe sytë e ngulitur në bazilikën në fund të rrugës. Tre persona u goditën me thikë dhe u vranë nga një burrë i cili u dëgjua vazhdimisht të bërtiste “Allah ekber”. Sulmi me armë të ftohtë ndodhi brenda kishës katolike në bulevardin Jean Médecin.

Sulmuesi, Brahim A., 21 vjeç me origjinë tuniziane, sipas burimeve hetimore, është një emigrant i cili ka mbërritur nga Italia. Ai i dha fund jetës së një gruaje rreth 70 vjeçe, “gati me kokë të prerë”, siç shpjegohet nga burimet policore, e cila u gjet në këmbët e pirgut. Nga kishtari, Vincent, pesëdhjetë vjeç, baba i dy vajzave dhe i një gruaje tjetër dyzetvjeçare që në fillim arriti të arratisej për t’u strehuar në një lokal, por që më pas vdiq nga plagët e rënda në fyt.

Para se të vdiste ai shqiptoi këto fjalë: “Tregojuni fëmijëve të mi se i dua”.

Sulmuesi u plagos gjatë ndërhyrjes së policisë dhe u dërgua në spitalin Pasteur, ku aktualisht është nën kujdes intensiv. Ai do të kishte vepruar i vetëm, në kundërshtim me thashethemet e para.

“E njihnim kishtarin, ai ishte gjithmonë atje, deri në mbrëmje”, thonë dy gra, nënë dhe bijë, të dyja në lot. Rreth qafës me kryqe të vogla të arta, dhe kokën e mbuluar me një shall. “Çfarë bëri ai gabim? Ai ishte gjithmonë i hapur për njerëzit, me të gjitha besimet fetare”, shpjegon zonja. “Si mund të bësh luftë brenda një kishe?”, vazhdon ajo me zërin më të qartë.

Ndërkohë, në një distancë të shkurtër tre njëzetvjeçarë me tuta sportive, skuterë dhe çanta të falsifikuara Vuitton – qeshin ndërsa bëjnë foto të bazilikës. Ata pretendojnë të jenë me origjinë magrebe, por të lindur në Francë. I pyesim pse qeshin, ata përgjigjen se “jo, na keqkuptoni, nuk po qeshim”.

Pak më vonë, ata vjedhurazi zbresin në rrugët anësore të rrugës Notre Dame. Gratë islamike kalojnë me sy të ulur përpara vendit të sulmit. Një zonjë në të tetëdhjetat e saj, Marie, e cila ecën me vështirësi me shkopin dhe çantën e saj të pazarit, endet duke thënë “Sa e trishtuar, shkoja atje çdo mëngjes, nuk mund ta besoj se ajo që ndodhi është e vërtetë”.

Lexo edhe :  Dikur jepnin 10 mln $ për ‘kokën’ e tij, amerikanët takohen me liderin rebel të Sirisë

Presidenti i Republikës Emmanuel Macron, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, nga Ministri i Drejtësisë, Eric Dupont-Moretti, nga Jean arriti në skenë rreth orës 14:00 pasi kishte takuar kryetarin e bashkisë së Nicës, Christian Estrosi. – François Ricard, kreu i prokurorit kombëtar të antiterrorizmit dhe Imzot De Moulin Beaufort, president i konferencës së peshkopëve francezë. Kaloi një kohë të gjatë me forcat e sigurisë dhe shpëtimit, të mobilizuara për sulmin. Oficerët e policisë të SDAT (nëndrejtimi i anti-terrorizmit) të Parisit, të DGSI (Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme) dhe e Policisë Gjyqësore të Marsejës gjithashtu mbërritën për të forcuar Policinë Gjyqësore të Nicës, së cilës i ishin besuar hetimet.

Plani Vigipirate (i cili është plani francez për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen kundër rrezikut të sulmeve terroriste) do të sillet në nivelin e një “sulmi emergjent në të gjithë territorin”, u bëri të ditur deputetëve Kryeministri Jean Castex. “Presidenti i Republikës ka mbledhur një këshill të mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare për nesër në mëngjes,” i tha ai Asamblesë Kombëtare. Ndërkohë, në orën 3:00 të pasdites, kishat e Francës ranë kambanat e tyre në unison për të bërë homazhe për viktimat.

Ajo që mbikëqyr bazilika e Notre-Dame është një rrugë e mbushur me dyqane dhe klube: aty ka parukeri, shitës ëmbëlsirash, sot me dritare Halloëeen, ajo me këpucë për fëmijë, pastaj biznese të vogla, si një dyqan bizhuterie. Këtu ndalemi për të biseduar me pronarin: “I kemi gati mbi kokë, nuk di çfarë të them”, komenton ai, sikur dëshiron ta përfundojë bisedën shpejt. Le të përpiqemi të lëvizim gjysmë kilometri.

Ajri ndryshon, bëhet më indiferent, duket se sulmi me tre viktima në kishë nuk është më fakti i ditës. Ndalojmë në një vend vegan, një çift po ha humus panxhari, pyesim se çfarë mendojnë për sulmin, terrorizmin, nëse kanë frikë. “Jemi mësuar”, ia pret ajo shkurt. “Më shqetëson më shumë se Covid”.

Vazhdojmë derisa kisha kushtuar Joan of Arc të na dalë përpara dhe ta gjejmë të mbyllur, me portat e kyçura me zinxhirë. Me urdhër të kryetarit të bashkisë, për sigurinë, ashtu si të gjitha kishat e Nicës, edhe ajo u mbyll dhe u vu nën mbrojtjen e policisë.

Burimi: huffingtonpost / Maria Elena Capitanio/ Përgatiti L.Veizi

 

Të fundit

Cilat janë planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza?

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës,...

Berisha këtë vit humbi betejën për monopolin e opozitës

Nga Mero Baze Brenda një viti, Berisha jo vetëm që nuk arriti të bashkojë opozitën dhe të marrë monopolin e saj, por e copëzoi atë,...

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes

Periudha e festave të fundvitit është një nga më të bukurat, jo vetëm për të vendosur dekorimet tradicionale, por edhe për të reflektuar për...

Elon Musk sulmon Wikipedia-n: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për të

Kjo nuk është hera e parë që themeluesi i Tesla dhe SpaceX ka sulmuar Wikipedia-n duke e akuzuar për drejtimin e narrativave të majta. Musk,...

Rrotullimi i… lumturisë/ Paraja dhe një dilemë e përjetshme

Sa lumturi blen paratë? The Economist, në frymën e Krishtlindjes, i përgjigjet dilemës së përjetshme me një mësim të thjeshtë të probabilitetit duke luajtur "lojëra me zare" në...

Lajme të tjera

Web TV