Sa herë në ditë duhet të hani që të humbni peshë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjigja e kësaj pyetje shumë të kërkuar nuk është asnjëherë fikse. Kjo pasi varet nga shumë faktorë, që ndikojnë në peshën e trupit. Duke filluar që nga mosha, gjatësia, niveli i aktiviteteve fizike, dieta dhe metabolizmi.

Gjithsesi ekspertët japin disa rregulla në përllogaritjen e kalorive që ju duhen gjatë një dite.

Çfarë janë kaloritë?

Kaloritë janë njësi, që masin energjinë e një ushqimi apo pije të caktuar të cilat furnizojnë trupin. Për të humbur në peshë duhet të merrni më pak kalori nga sa trupi juaj djeg çdo ditë. Sasitë e kalorive për ushqimet e paketuara i gjeni ne tabelat që ndodhen anash apo pas produktit.

Kaloritë për gratë

Sipas ekspertëve mesatarisht një grua nga mosha 25-50 vjeç duhet të konsumojë 2000 kalori në ditë për të mbajtur peshën konstante. Ndërsa për ato që duan të humbin në peshë kjo sasi duhet të reduktohet në 1500 kalori në ditë. Në këtë mënyrë do të humbisni 0.45 kg në javë. Për gratë që kanë një jetë aktive që ecin më shumë se 5 km në ditë në mënyrë që të humbasin në peshë duhet të marrin 1700 kalori në ditë.

Gratë më të reja në moshë, gjatë të 20-tave kanë nevojë për më shumë kalori se gratë në të 50-tat. Nëse jeni në të 50-tat trupi juaj kërkon maksimumi 1800 kalori për të mbajtur peshën që keni dhe 1300 kalori për të humbur në peshë.

Kaloritë për burrat

Për burrat mesatarisht kaloritë llogariten tek 2600 në dit për të mbajtur peshën e tyre në moshat 25-45 vjeç. Ndërsa për të humbur në peshë ju duhet të konsumojnë 2100 kalori në ditë.

Lexo edhe :  Pulsimi i veshëve, përse ndodh dhe si ta largoni

Për personat që merren me aktivitet fizik apo ecin mbi 5 km në ditë sasia e kalorive për të mbajtur peshën që keni duhet të jetë tek 2800-3000 kalori në ditë ndërsa për ta humbur atë mundohuni të mos i kaloni 2500 kaloritë. Kjo shifër ulet edhe më shumë tek personat mbi 60 vjeç në 2200 kalori për të humbur në peshë.

Për fëmijët

Tek fëmijët sasitë e kalorive sigurisht që janë më të ulëta, por kjo varet shumë dhe nga mosha, gjatësia apo pesha e fëmijës. Një fëmijë i vogël kërkon mesatarisht 1200-1400 kalori në ditë, shkruan agroweb. Për fëmijët pak më të më mëdhenj, në adoleshencë që merren me aktivitet fizik kjo shifër shkon tek 2000-2800 kalori në ditë. Gjithsesi gjatë procesit të rritjes fëmijëve nuk duhet t’ia numëroni kaloritë për të humbur në peshë. Ekspertët rekomandojnë aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e shëndetshme gjatë rritjes.

Si t’i ulni kaloritë

Nuk ka ndonjë formulë magjike për këtë, por mjafton të kuptoni trupin tuaj. Kaloritë janë shumë të rëndësishme për trupin ndaj mos hiqni dorë asnjëherë nga ushqimi. Në vend të dietave drastike konsumoni më shumë proteina si mishi, pini më shumë ujë, evitoni pijet me gaz dhe sheqer, ushqimet e përpunuara dhe fokusohuni tek fruta perimet.

Të fundit

Dhia në Vlorë u ndëpreu rrugën, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një...

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit. Në 47-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur është futur me dhunë në...

Përfundon numërimi edhe në Skrapar, Partia Socialiste fiton 66.46% të votave!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Skraparit, që i përket qarkut Berat. Nga rezultatet, Partia Socialiste del forcë e parë me...

Qarku Vlorë/ PS kryeson me shumicë votash, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Në Vlorë janë numëruar 198 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me  22,581 vota ose 57.5% Pason Koalicioni Partia Demokratike...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Grupi i PD-së për mediat ka njoftuar se kryedemokrati do të zhvillojë një konferenë me gazetarët në orën 13:30. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Azem...

Lajme të tjera

Web TV