Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niveli i kërcënimit nga terrorizmi në Britani të Madhe është rritur në “kritik”, si masë parandaluese pas sulmeve që kanë ndodhur në Francë dhe Austri, ka thënë ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel.

Ky ndryshim, që nënkupton se një sulm ka shumë mundësi të ndodhë, vjen një ditë pasi një sulmues në Vjenë, që është identifikuar si xhihadist i dënuar, ka lënë të vdekur katër persona në orët e vona të së hënës.

Franca, në anën tjetër, është përballur me tri sulme në javët e fundit.

“Kjo masë parandaluese është marrë pas shembujve të tmerrshëm që kemi parë në Francë javën e kaluar dhe ato që kemi parë natën e kaluar në Austri”, ka thënë Patel në një deklaratë për media.

Ajo ka thënë se publiku nuk duhet të alarmohet dhe se ndryshimi i shkallës së kërcënimit nuk është bazuar në një kërcënim specifik, shkruan rel. Sipas sistemit qeveritar të klasifikimit, niveli i ri nënkupton që është shumë e mundshme që ndonjë sulm të ndodhë.

Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin, autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”.

Policia austriake vrau sulmuesin, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të fundit

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Lajme të tjera

Web TV