Dhunoi të dashurën, arrestohet legjenda e Manchester United

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ryan Giggs, legjenda e Manchester United, aktualisht në postin e trajnerit te kombëtarja e Uellsit, ka përfunduar në telashe të mëdha pasi është arrestuar nga policia. Giggs dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij Kate Greville.

Sipas The Sun, Giggs ka qenë në shtëpinë e tij në momentin që në banesë ka mbërritur policia, teksa dëgjoheshin britma të shumta.

Giggs është marrë në pyetje, ndërsa aludohet se Greville ka pësuar lëndime trupore gjatë “sulmit”.

Policia u thirr të dielën në 10.05 pasdite për të raportuar një shqetësim. Një grua në të 30-at e saj pësoi dëmtime të lehta, por nuk kërkoi asnjë trajtim“, tha një zëdhënës i policisë. Ndërkohë, një person afër trajnerit britanik dha versionin e tij për The Mirror.

Giggs mohon të gjitha akuzat për sulm të kryer ndaj të dashurës së tij. Ai po bashkëpunon me policinë dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë ata në hetimet e tyre në vazhdim“.

Giggs është në lidhje me Greville që nga viti 2017, kohë kur u divorcua nga ish-gruaja Stacey, të cilën ai e tradhtoi me gruan e vëllait të tij për plot tetë vite radhazi.

Ata u takuan në vitin 2013 kur ajo filloi të merrej me marrëdhëniet me publikun për Hotelin ‘Football’ – në të cilin ai është bashkëpronar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që...

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i tyre arrin deri...

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i departamentit të “Brain Gain”, një...

Lajme të tjera

Web TV