Vin Diesel: Paul Walker, inspirimi im në muzikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vin Diesel përmes këngës së tij të re “Days Are Gone” falenderon Paul Walker duke e quajtur atë inspirimin e tij  që e bëri të këndoj.

Vin Diesel dhe Paul Walker janë ndër dyshja më e preferuar në filmin “Fast and Furious”.

Sipas raportimeve nga  Daily Mail,  pasi Walker ndërroi jetë, Diesel duket se ka gjetur inspirimin adekuat për të filluar me projekte muzikore.

Disa ditë më parë ai lançoi këngën “Days Are Gone”, në të cilën përmendi edhe kolegun e tij të ndjerë.

53-vjeçari në një intervistë për People ka treguar për tranzicionin e tij prej filmave në muzikë.

“Më kujtohet në Londër kur Paul thoshte se njerëzit janë të koncentruar kur ti këndon. Mos u ndal së kënduari, ti e di që ke diçka speciale”, është shprehur ai.

Gjatë viteve, Diesel si këngëtar bëri për vete një mori fansash të famshëm, duke përfshirë Kygo (i cili regjistroi ” Days Are Gone ” dhe “Feel Like I Do” të Diesel, Martin Garrix, Steve Aoki , Marc Anthony dhe Queen Latifah etj.

Ai po ashtu pati rastin të përmend se nuk mund të fokusohet në maksimum për prurjet e tij, për shkak të pandemisë së koronavirus./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV