Nuk mbajtën maskë, gjobiten Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi së bashku me Kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçin janë gjobitur me gjobë 3 mijë lekë nga policia e Tiranës pasi ishin duke lëvizur në rrugë pa maskën anti-covid.

Dy figurat e njohura të LSI-së janë pikasur në rrugën ‘Llazi Miho’ në orën 11:00 aty ku janë gjobitur për mosbindje të ligjit, pasi janë kapur duke lëvizur pa maskën mbrojtëse.

Në këto kushte, sipas policisë, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, kryesisht të vendosjes së maskës së detyrueshme që në momentin që del nga banesa, kanë konstatuar në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, rreth orës 11:00, shtetaset Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi, përfaqësuese të forcës politike LSI, të cilat nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse. Në këto kushte, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se nga data 15 tetor mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme si në ambjentet e mbyllura ashtu edhe në publik.

Të fundit

Rama provokon opozitën në podkast/ Fton të rinjtë e FRPD-së: Nuk iu bën syri tërr

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podkastit “Flasim” ka ftuar të rinjtë e FRPD-së. Rama është shprehur se...

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, do të shpalosë sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën do të kërkojë...

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

Nga Lutfi Dervishi Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur? Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me...

Nesër kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

Nesër, duke nisur nga ora 02:00 (e datës 30 mars), akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Kjo do të bëjë që...

Bombardimi i bunkerit të Mehmet Shehut dhe koha për të mirëmbajtur çdo transhe e llogore 

Sefer Pasha Situata e re në botë na fton që të jemi më të vendosur për tu vetëmbrojtur. I njëjti shqetësim është dhe në Evropë....

Lajme të tjera

Web TV