Partitë e dy ish-numrave dy të PD-së, votat e kujt do të marrin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numrat dy të PD hapin partinë e re, çfarë do të ndodhë me Patozin dhe Topallin. Beteja e 25 prillit me shumë të panjohura ku katër nga gjashtë partitë e reja që janë krijuar dhe do të krijohen vijnë nga strukturat drejtuese të PD-së.

Nga Fernada Cenko

Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli janë dy eksponentë që Partinë Demokratike e kanë mbajtur fort dhe i kanë shërbyer për tu “shpërblyer”… Për më shumë se dy dekadash këta dy personazhe politike, në kohën kur drejtonte partinë Sali Berisha kanë qenë njerëz besnik të kësaj force politike, mjafton pozicionet që kanë mbajtur tregojnë njëri Kryetar Grupi dhe tjetra Kryetare e Kuvendit.

Sot të dy këta personazhe të pakënaqur totalisht nga drejtimi i Lulzim Bashës kanë hapur krahun, por pa “ndërruar kahun”, për të filluar një betejë te re, që absolutisht është shumë e vështirë. E para të dy këta personazhe që sot kanë partinë e vet do të marrin votat e djathta.

Luks për këta nëse do të ndodhe është të marrin brenda vetes deputetë të zhgënjyer për të pasur vota të sigurta nepër qytete. Ndoshta në mënyrë jo të drejtpërdrejtë por tërthorazi gjatë intervistës me Astrit Patozin, u lexua se priten që pikërisht këta deputetë të jenë “ortakë” në fitore.

Por nga do të vinë votat e tyre? Për shkak të orientimit të tyre djathtas, këto dy forca që pritet të bashkohen ndoshta me njëra tjetrën apo edhe me parti të tjera që janë në opozitë do të marrin votat e djathta e ndoshta mund të jenë një alternativë për elektoratin gri apo të pakënaqurit me qeverinë e Ramës dhe me opozitën e Bashës.

Bashkimi bën fuqinë! Nëse të gjithë bëhen bashkë, ka shumë mundësi për të nxjerrë deputetë në Parlamentin Shqiptar, e nëse do të jenë vetëm ka më pak shance për të nxjerrë edhe veten e tyre. Të paktën ky është plani dhe pritshmëritë që kanë Patozi dhe Topalli kur kanë mbetur vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Patozi: Do jemi partia e tretë në zgjedhjet e 25 prillit

Flet kreu i Bindjes Demokratike: Do të rrëzojmë kryetarokracisë, do të jemi me qytetarët

Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike në një intervistë për gazetën “Fjala” tha se nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 do dalin më shumë deputetë nga çfarë mendohet.

Sipas tij, puna që po bëhet në terren por edhe përzgjedhja e njerëzve për kandidatë do ta bëjnë këtë forcë politike të jetë e treta në renditje sa i takon numrit të deputetëve. Patozi tha se është duke kontaktuar me deputetë e ish deputetë për të garuar nën siglën e BD.

“Ne e konsiderojmë veten të gatshëm për të bërë një betejë elektorale dinjitoze dhe ku me shumë gjasa do korim një rezultat të kënaqshëm dhe do realizojmë objektivin tonë për të qenë një forcë përcaktuese qeverisëse pas zgjedhjeve të 25 prillit”, u shpreh Patozi gjatë intervistës.

Edhe pse do të vendosin strukturat e kësaj partie, Patozi tha se do të kandidojë në Tiranë. Gjatë intervistës nuk ishte kundër kolaicionit me PS, por do të jetë një bashkëpunim duke u bazuar mbi kushtet që do vendos Bindja Demokratike. Edhe pse jo në mënyrë të drejtperdrejtë, Patozi këtë la të kuptohej.

-Keni gati dy vjet që keni krijuar Bindjen Demokratike. Si po ecën Bindja Demokratike nga koha që u ngrit deri sot që flasim?

Ne kemi qenë të qartë që në fillim që kjo nuk ishte një sipërmarrje e lehtë. Ishte një e përpjetë dhe sigurisht që e tillë ka rezultuar. Ne jemi shumë të kënaqur, jo me rezultatin, por me mbështetjen dhe zgjerimin e Bindjes Demokratike.

Ne e konsiderojmë veten të gatshëm për të bërë një betejë elektorale dinjitoze dhe ku me shumë gjasa do korim një rezultat të kënaqshëm dhe do realizojmë objektivin tonë për të qenë një forcë përcaktuese qeverisëse pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ka qenë një rrugëtim jo i lehtë sidomos në hapat e para ku ne u gjendëm nën një agresion të pazakontë të forcave kryesore politike sidomos të PD dhe gjithësesi ne tani e konsiderojmë një kapitull të mbyllur.

U futëm në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar dhe morëm një rezultat që nuk na pëlqeu shumë, por tek e fundit është një bazament i mirë për vazhdimin e rrugëtimit tonë në zgjedhjet e 25 prillit dhe përtej tyre.

-Ju e keni krijuar këtë parti për të fituar, për të prishur punë apo për të humbur?

Nuk di të ketë ndonjë parti në botë që krijohet për të humbur. Parti për të prishur punë, ne nuk kemi as eksperiencë, as formimin por as moshën për të krijuar gjëra që të prishin punë.

Ky është në projekt politik i cili është ndërtuar për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë të ndryshme nga tre dinozaurët e politikës të cilët i kanë shkaktuar kaq shumë andralla, kriza dhe disfata vendit në këto 30 vjet.

Ne kemi lindur për të qenë një alternativë e ndryshme për tu dhënë qytetarëve një mundësi tjetër. Për të gjithë ata që e akuzojnë këtë qeveri që sipas nesh është e korruptuar, e paaftë, por njëkohësisht përjashtuar edhe opozitën e kompromentuar të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që sipas nesh nuk është absolutisht në lartësinë e misionit të vet. Ne do hyjmë në këto zgjedhje si një alternativë e tretë.

-Pra ju jeni i bindur se nuk do bëni asnjë koalicion as me PD, as me PS, as me LSI-në?

Lexo edhe :  “Nuk e kanë nën kontroll”/ Meta, Berisha e Mediu në luftë frontale ndaj SPAK

Ne jemi sot në fazën që partitë e mëdha ende nuk kanë përcaktuar kush do jenë aleatët përpara zgjedhjeve dhe ju bëni një pyetje çfarë do bëni pas zgjedhjeve. Nuk jemi në atë fazë. Nuk na shqetëson shumë se çfarë do bëjmë pas zgjedhjeve sepse do jetë populli shqiptar që do vendosë piketat se kush do jetë në opozitë dhe kush në mazhorancë.

Tani për tani jemi të fokusuar se çfarë do bëjmë në këtë fushatë dhe çfarë rezultat do të marrim. Dhe ndryshe nga partitë e mëdha që ende janë të paqarta ne jemi krejtësisht të ndërgjegjshëm, kemi përcaktuar aleatë kundërshtarët kryesorë, që thashë janë dy blloqet politike, dhe kemi përcaktuar edhe partnerët e mundshëm.

Të cilat janë forca të ngjashme politike që nuk kërkojnë as stalacionin e Edi Ramës, dhe as rrotacionin e Lulzim Bashës. Dhe në këtë pikë ne jemi krejtësisht në favor për të shkuar dhe për të arritur një rezultat në këto zgjedhje.

-Si është marrëdhënia juaj me Jozefina Topallin. Tashmë edhe ajo ka një lëvizje të re politike.

Marrëdhënia jonë është korrekte, miqësore por mbi të gjitha parimore. Që do të thotë nuk ka shumë rëndësi marrëdhënia ime personale me Jozefina Topallin sesa vlerat apo parimet që ne ndajmë së bashku dhe që ne na bashkojnë në një pikë. Dhe kjo pika është ndryshimi, dhe jo thjesht rrotacioni apo stanjacioni.

Në këtë kontekst do ishte luks i madh që të mos bashkëpunosh me Jozefina Topallin dhe me këdo tjetër aktor të ngjashëm për t’ia lënë vendin një alternative të besueshme dhe pse jo, për të bashkuar edhe fuqinë elektorale në funksion të Kodit. Kodi elektoral e favorizon koalicionin. Dhe forcat politike të shpërndara secila më vete sigurisht që i zvogëlojnë shanset njëra-tjetrës për të pasur një produkt pozitiv.

-Çfarë “thithjesh” keni ndërmend të bëni për ish-deputetët e PD apo ndonjë deputet tjetër të pakënaqur nga LSI, PD, PS?

Ne sigurisht që kur kemi shpallur projektin politik nuk kemi pasur parasysh çfarë bëjnë të tjerët. Ne kemi pasur parasysh çfarë bëjmë ne. Çfarë ofrojmë ne dhe çfarë bëjmë ne ndryshe. Ky sigurisht është një projekt i cili nuk varet as nga humori, as nga sentimentet e të tjerëve, qofshin këto ish-demokratë, apo ish-socilaistë.

Ajo që na intereson ne është të bashkohen njerëzit që kërkojnë ndryshimin dhe e provojnë me gjeste dhe me akte që janë në këtë linjë. Dhe ne nuk kemi asnjë arsye që t’i paragjykojmë. Në këtë parti janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët e lirë që duan ndryshimin.

-Për Dashamir Tahirin është përfolur që mund të bashkohët me partinë tuaj, çfarë jeni duke bërë?

Ne jemi ende në një fazë që nuk kemi përcaktuar kush do jenë kandidatët, sigurisht jemi në një proces seleksionues. Ritheksoj se janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët që të bëjnë ndryshimin. Nuk dua të flas me emra të përveçëm pasi ka shumë emra të tjerë, shumë personalitete të jetës publike që ju do i shihni që do atashohen te një listë e këtij koalicioni të mundshëm.

-Juve ku do kandidoni për deputet?

Që kur jemi krijuar ne kemi shpallur si kauzë tonën rrëzimin e kryetarokracisë. Nuk më lejohet që unë të vendos pa u konsultuar me të tjerët dhe ne duam që kryetarët e partisë në Shqipëri të mos jenë sulltanë, sidomos ai “sulltani” që fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër që bëhet i padurueshëm.

Unë nuk ia lejoj vetes që të përcaktoj diçka pa e diskutuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e partisë Bindja Demokratike. E sigurta është që unë do kandidoj dhe më e natyrshme është që unë do kandidoj në Tiranë për shumë arsye, edhe për vendlindjen time dhe për karrierën politike që kam pasur, por kjo është diçka që do ta vendosin organet dhe strukturat e posaçme.

-Pas 25 prillit, kush mendoni se do jetë sërish kryeministër? Për shkak dhe të nuhatjes suaj politike.

Ne nuk na intereson fare emri i kryeministrit, ne na intereson qeveria që do të vijë.  Në rast se do varet nga votat tona do jetë një qeveri ndryshe nga kjo që është tani dhe nga të tjerat ndoshta përpara saj.

Do të thotë që ne mund ti bashkohemi një qeverie me kushtet tona. Dhe kushtet tona kanë të bëjnë me parimet fillimi i rënies së kryetarokracisë në Shqipërisë. Për këtë gjë ne vëmë dorën në zjarr. Për gjërat që nuk kanë të bëjnë me ne dhe nuk janë në dorën tonë, sigurisht ne nuk mund të flasim. Unë nuk iu caktoj dot partive të tjera kryetarin. Partia më e madhe që do dalë pas zgjedhjeve, e vendos ajo kryetarin.

Por një gjë të them, që ajo qeveri cilido qoftë emri i kryeministrit do jetë një qeveri më e përgjegjshme. Qëllimi i kësaj partie dhe kësaj lëvizjeje dhe të tre forcat politike të mos kenë dorë në fatin e Shqipërisë sepse boll kanë qenë 30 vjet për të treguar se çfarë i kanë bërë këtij vendi dhe nuk ka nevojë që ky eksperiment të vazhdojë pafundësisht dhe ne do bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo kauzë të funksionojë do të ndodhë realisht.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Të shpëtojmë Shqipërinë nga mentaliteti i diktaturës së proletariatit

Në një nga rrugicat e vjetra në Tiranës, një parrullë mundet të lexohet zbehtasi edhe sot dhe që është...

Shpërblim për administratën! Nga shoferët e sanitarët, ja punonjësit që përfitojnë

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike. Qeveria ka...

Akuzat e Metës, Basha: Atij i ka mbetur ora, por aty ku është nuk i duhet

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ju është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të bëra kundër tij nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. I ftuar në “2984”...

Stresi reagon ashpër ndaj Festivalit të Këngës: Dallaverxhinj deri në rrënjë

Reperi i njohur Stresi ka reaguar ashpër ndaj RTSH-së në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, duke e cilësuar këtë institucion si një “dallaverxhi...

Trafiku problematik në Tiranë, eksperti: Gjobat i kemi shumë të lira

Në një intervistë televizive, eksperti rrugor Gëzim Hoxha ka folur për disa aspekte që ndikojnë në përmirësimin e situatës së trafikut dhe sigurisë rrugore...

Lajme të tjera

Web TV