Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Valias e dyshuar si e përdorur nga autorët e atentatit ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës mbrëmjen e kaluar në Krujë.
Makina e djegur është një “Golf 5” dhe brenda tij nuk janë gjetur armë. Mbrëmjen e kaluar disa persona të paidentifikuar i kanë bërë atentat Durim Bamit dhe kushëririt të tij, Ervin Kodra që udhëtonin me të njëjtën makinë.
Burime nga Policia bënë të ditur se 35-vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij kur u qëllua nga një person me pistoletë. Kodra ka shkuar në Spitalin e Traumës me makinën e tij, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga Policia, Ervin Kodra është emër i njohur për blutë e Krujës, ndërsa është dhe kushëri i Durim Bamit dhe dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me këtë fakt.
35-vjeçari, sipas uniformave blu, mësohet se nuk ka preferuar të bashkëpunojë me Policinë duke deklaruar se nuk ishte ai shënjestra e këtij atentati. Policia ka marrë në pyetje edhe pesë personat e shoqëruar në komisariat, ku, sipas burimeve, mes tyre dyshohet të jetë edhe autori i kësaj ngjarje./Bl.Ba/Fjala.al