Pr/buxheti 2021/ Valteri: Ramës i mungon guximi të përballet me qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit ka folur për buxhetin e shtetit duke u shprehur se ka ardhur momenti që qeveria shqiptare të tregoj se si do t’i përgjigjet sfidave ekonomike dhe sociale të vitit të ardhshëm.

Teksa ka ngritur disa pyetje se ku shkojnë paratë e buxhetit, apo se ku përfundojnë taksat e qytetarëve, Valteri akuzon kryeministrin Rama se ky i fundit nuk ka guxim që t’i përgjigjet qytetarëve të thjeshtë, sepse sipas tij qytetarët e Ramës janë ata që fitojnë tendera miliona euro.

Pas 12 muajsh, në këtë seancë erdhi momenti më në fund që të flasim për buxhetin e shtetit, për atë ku i kanë sytë qytetarët dhe taksapaguesit, për të parë të shteruar planin se si  do t’i përgjigjet qeveria sfidave ekonomike dhe sociale të vitit të ardhshëm, i cili parashikohet gjithashtu një vit tepër i vështirë dhe delikat për financat dhe xhepat e shqiptarëve. Arsyet janë të ditura, kriza e tërmetit të nëntorit 2019, pasojat e pandemisë COVID-19 dhe ajo që merr primatin e të gjitha të këqijave është keqqeverisja dhe korrupsioni i ngulitur në sistem nga kjo qeveri në detyrë.

Pyetja që na bëjnë vazhdimisht qytetarët shqiptarë, thuajse në çdo takim, është: Ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit? Ku përfundojnë taksat tona? Edhe sa do të durojmë? Do të ishte mirë që për të gjitha këto, kryeministri të kishte guximin dhe të dilte në një përballje publike me qytetarët e thjeshtë. Por ne e dimë që kryeministri nuk e bën këtë sepse kryeministri ka frikë nga përballja e vërtetë me qytetarët. Pse? Sepse qytetarët e vërtetë nuk janë ata që paguajnë taksat, ata që humbin vendet e punës, ata që varfërohen çdo ditë”, u shpreh Valteri.

Sipas tij për Edi Ramën, qytetarët e vërtetë janë ata që fitojnë tendera miliona euro, janë oligarkët të cilët kryeministri i ka fort për qejf sepse me ata ndan milionat e buxhetit të shtetit, por edhe milionat që vijnë në formën e donacioneve nga vendet dhe organizmat partnere.

Lexo edhe :  “Mirë se vini në Tiranë”,Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Italisë

Për Edi Ramën qytetarët e vërtetë nuk janë ata hallexhinjtë dhe të pamundurit që me zor nxjerrin muajin; por për të qytetari i vërtetë është Lulzim Basha që hidhet sa te njeri biznesmen te tjetri, sa te njeri oligark te tjetri, njëri i dhuron vila nga 500-600 mijë euro; tjetri i dhuron Mercedesin 130 mijë euro. Ky është raporti i vërtetë mazhorancë-opozitë dhe veçanërisht Rama-Basha”, shton deputeti Valteri.

Po gjatë fjalës së tij Valteri nuk la pa përmendur as Presidentin Meta për të cilin deklaroi se pjesë e kësaj valle është edhe Ilir Meta.

Po në këtë valle do të gjeni edhe Ilir Metën. Biznesmenët që i dërgojnë valixhet me para te partia e tij, marrin tendera nga qeveria e Edi Ramës, me firmë dhe vulë nga Edi Rama dhe kukullat e tij në qeveri. Në buxhetin e vitit të ardhshëm ju keni parashikuar miliona euro pagesa për koncesionet dhe industrinë e incineratorëve.

Janë të paktën 118 mln euro që do të shkojnë direkt në llogaritë e incineratorëve sapo të nisë ekzekutimi i buxhetit të ardhshëm. Po për shqiptarët në hall dhe në nevojë, për shqiptarët që mbajnë frymën gjallë me atë ndihmën ekonomike që ju jepni në fund të muajit, çfarë keni menduar? Po për pensionistët? Po për mësuesit dhe mjekët? Ajo rritja e pagave që keni kalkuluar ju për efekt të votave, nuk mjafton as për mbuluar efektet e inflacionit e jo më për të bërë një jetesë normale.

Shqiptarët e dinë shumë mirë zoti kryeministër, se ju nuk i keni fare në hesapë ata dhe hallet e tyre të përditshme. Pse? Sepse ju keni tjetër agjendë dhe këtë e keni dëshmuar në këto 8 vite pushtet. Sepse qasja juaj janë oligarkët dhe lidhjet e tyre me pushtetarë të qeverisë dhe opozitës”, tha Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nisin punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku e pranishme

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks...

Lajmi i rremë për ndarjen nga jeta të Lulzim Bashës/ Rama ironizon ish-kreun e PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të rremë se kryetari i Partisë Demokratike Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, “ka humbur jetën në një aksident...

Rama takim me strukturat e PS, do prezantohet Erion Braçe pas largimit nga Lushnja

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë takimin me njësinë 5 të Tiranës, pas largimit të Erion Braçes nga Lushnja dhe ardhjes në Tiranë. Takimi...

Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025

Akademia e Pilotëve të Wizz Air (WAPA) rikthehet në vitin 2025, duke sjellë një mundësi unike për të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë të bëhen pilotë. Më...

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...

Lajme të tjera

Web TV