Antibiotiku që vret bakteret rezistente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy lloje të kërpudhave kundër të cilave super bakteret kanë asnjë shans janë zbuluar në një minierë toksike në shtetin federal amerikan Montana, dhe në mesin e baktereve që mund të shkatërrohen janë dhe katër variacione të Staphylococcus të artë (MRSA).

Antibiotiku i ri është në fakt i ngjashëm me klasën e mirënjohur të antibiotikëve, por ajo vret bakteret në mënyrë të paparë. Efikasiteti i tij është, ndër të tjera, është konfirmuar në streptokoke, shkaktarët e dhimbjes së fytit dhe në bakteret e antraksit.

Kërpudhat në fjalë janë gjetur në një minierë të braktisur të bakrit, Berkeley Pit, i cili ka një thellësi prej mbi 540 metra. Tipar i minierës është uji plot me arsenik dhe aciditet 2.5 pH. Miniera është vdekjeprurëse, pasi aty kishin ngordhur patat, të cilat ishin strehuar gjatë një stuhie dëbore.

Andrea A. Stierle dhe Donald B. Stierle janë kimistë në Universitetin e Montanës, të cilët për dy dekada kanë studiuar komponentë e pazakonta nga miniera Berkeley Pit. Deri më tani ata kanë arritur të zbulojnë kërpudhat Taxomyces andreanae që mund të vrasin tumore të caktuara dhe gjithashtu organizma që prodhojnë molekulat anti-inflamatore. Hulumtimi është publikuar në revistën Journal of Natural Products

Në studimin e ri, ekipi shkencor ka studiuar se çfarë ndodh kur rriten kërpudhat Penicillium së bashku. Në më pak se një javë, ata gjetën se kërpudhat nga liqenet toksike kanë bashkëpunuar në një mënyrë që ka krijuar komponentët e veçanta.

Vetë struktura molekulare e komponentëve të lartpërmendur është e njëjta klasë e antibiotikëve e njohur më parë si macrolides. Për dallim prej tyre, komponentët e ri (tani quhet berkeleylactone A) nuk bllokojnë ribozomet, dhe as sintezën e proteinave, duke çuar në veprimin e ri të tyre.

Lexo edhe :  Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

Ajo që u zbulua me këtë rast është se në kimikale nuk ka as sheqer dhe as lidhje të dyfishta. Kjo paraqet një tjetër gjë që tregon për mënyrën e tyre të re të aktivitetit antibiotik.

Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se si komponentët ia dolën të shkatërrojnë super bakterin, por ekziston mundësia se mekanizmi i ri mund të jetë gur themel për krijimin e klasave të reja të antibiotikëve efektivë.

r.g/Fjala.al

Të fundit

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN,...

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat e mëpërshme dhe me ato...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Lajme të tjera

Web TV