Leon Trocki, publikoi mizoritë kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i tij i vërtete është Lev Davidoviç Bronshtejn. Leon Trocki lindi në vitin 1879 në Ukrainë. Ishte një intelektual rus dhe komunist revolucionar me ide ortodokse Marksiste i cili ndihmoi në realizimin e Revolucionit të tetorit dhe ndihmoi në ardhjen në pushtet të Partisë Bolshevike në vitin 1917. Trocki binte dakord me Joseph Stalin-in në të gjitha çështjet thelbësore përveçse taktikave të vogla dhe se kush duhej të bëhej diktator i Rusisë me vdekjen e Nikolai Lenin-it. Trocki u përjashtua nga Partia Komuniste në vitin 1927, u përjashtua nga Rusia në vitin 1929, ndërsa në vitin 1940 u vra në Meksikë.

Lindur në një familje hebreje në Janovka (në Ukrainë). Sipas kalendarit gregorian data e lindjes së tij është 7 nëntor 1879. U afrua me idetë revolucionare që në moshe të re, kur ka qenë student në universitetin Odessa. Në vitin 1900 u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin 1902 arriti të arratisesh nga Siberia dhe u largua për në Londër. Atje u bashkua me Vladimir Lenin, në atë kohë redaktor i gazetës “Iskra” (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR).

Kur morri pjesë në kongresin e dytë të POSDR, në verë 1913, u bashkua me Menshevikët, edhe pse nuk i qëndroi besnik. Në vitin 1905 u rikthye në Rusi. Përfshirja e tij në grevën gjeneralë të tetorit, si president i Sovjet të Pjetërgradit dhe përkrahja e tij për revolucion, e sollën në arrestimin dhe i dhanë si vendim : dëbimi për jete. Në vitin 1907 arratiset dhe largohet përsëri për në Londër, ku merr pjese në kongresin e katërt të partisë. Në tetor martohet në Vjenë. Në vitin 1906 ai shkruan librin “Rezultate dhe Perspektive” i cili i bazuar në idetë e Marksit, Trocki argumenton se klasa e punëtoreve do të zhvillohet kur të mos ekzistojë me klasa imperialiste.

Kjo teori propozon se revolucioni Rus do të jetë filli i një revolucioni global dhe suksesi i socializmit në Rusi do të ndiqet edhe nga shumë vende evropiane. Në vitin 1912 punoi si reporter për gazetën radikale “Kievskaja Mysl” në Ballkan, ku ishte dëshmitar i luftërave të 1912-1913. Shkrimet e tij i boton në librin “Luftërat ballkanike” (1912-1913). Gjate afrimit të Luftës së Parë largohet për në Zvicrën neutrale dhe më pas për në Francë. U dëbua nga Franca dhe jetonte në New York kur Revolucioni Rus (shkurt 1917) largoi Carin. U kthye në Rusi në mars të 1917, ku u bashkua me bolsheviket dhe u morr me veprimtari për të hedhur qeverinë e përkohshme e udhëhequr nga Aleksandër Kerensky.

Në 26-27 tetor të 1917 Trocki ishte një nga organizatoret e revolucionit të tetorit të cilin përmbysen qeverinë e përkohshme. Pas revolucionit Trocki emërohet Sekretar i Punëve të Jashtme, me qellim kryesor për të negociuar paqën me Gjermanet dhe aleatet e saj. Por në traktatin e Brest-Litovskit, Rusia u detyrua të linte gati 1/3 të territorit të saj për të dalë nga lufta e parë botërore. Trocki kundërshtoi këtë traktat, e cila më pas u firmos nga anëtaret e partisë bolshevike. Në këto rrethana Trocki jep dorëheqjen si Sekretar i Punëve të Jashtme.nMë pas Trocki u emërua Komisar Supreme i Forcave Ushtarake të Rusisë, i cili formoi një ushtri të fortë dhe të stërvitur sovjetike e quajtur “Armata e kuqe”.

Lexo edhe :  26 Dhjetor 2004/ Tërmeti dhe cunami shkaktojnë mijëra të vdekur në Indonezi

Pas vdekjes së Leninit, Stalini ishte në gjendje që të konsolidonte kontrollin e tij mbi Partinë dhe qeverinë. Në këtë pikë, Trocki ishte i pafuqish për t’i dalë ballë Stalinit. Në kongresin e dymbëdhjetë të partisë, Trocki u përpoq që ti kundërviheshe Stalinit, i cili bashkë me Kamenev dhe Zinovjev përbenin troiken. Më pas u dëbua për në Turqi, u spostua për në France, Norvegji dhe përfundimisht në Meksikë. Më 21 gusht vritet nga sekretari i tij, që më pas doli se ishte një agjent sekret i dërguar nga Stalini, emri i tij është Ramon Mercader. Trupi Trocki u varros rreth shtëpisë së tij në Coyoacan (një fshat pranë qytetit të Meksikos).

Përpara vrasjes së tij, Trocki në testamentin e tij shkruante: “Cilado qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besin në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritares mund të shohë barin e gjelbër dhe qelin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune.”

Kohë para revolucionit rus, Trocki ishte gazetar. Në shtator të vitit 1912,  ai dërgua në Ballkan nga gazeta e Kievit “Kievskaya Misl” për të mbuluar luftrat ballkanike. Në një prej artikujve të tij, Trocki përshkruan mizoritë e kryera kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë në prag të pushtimit serb, në tetor 1912, gjatë një aksioni të trupave serbe për çarmatosjen e shqiptarëve.n“Ika i tmerruar…..Do të kishte qenë pa dobi, çdo përpjekje për t’u dalë shqiptarëve në mbrojtje. Për ushtarët do të kishte qenë e mjaftueshme vetëm konfiskimi i armëve.. Por jo. Dhe e gjithë kjo ndodhi përballë stacionit ku treni im sapo kishte arritur….ika i tmerruar, për të mos dëgjuar britmat e shkatuara nga dhimbjet….nuk isha në gjendje as t’i ndihmoja.”

Në vitin vitin 1917, ndërkohë si komisar për çështje të jashtme, Leon Trocki zbuloi dhe bëri publik Traktatin e Fshehtë të Londrës, nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë cariste për copëtimin e Shqipërisë. Sipas Traktatit; Italisë do t’i jepej Vlora dhe Sazani; Greqisë, Korça dhe Gjirokastra; dhe Serbisë e Malit të zi, Shkodra e Kosova; ndërsa Shqipëria do të shndërrohej një principatë myslimane me territoret e mbetura. Synimi i traktatit ishte për të tërhequr Italinë në luftë kundër Austro-Hungarisë. Traktati i Fshehtë i Londrës, i  publikuar nga Trocki, u përkthye në shqip nga austriakët dhe u shpërnda në të gjitha trojet shqiptare, duke shkaktuar indinjatë ndaj Italisë dhe vendeve fqinje, si dhe një ndjenjë simpatie për Rusinë bolshevike që zbuloi traktatin. Kur Lenini vdiq në prill 1924, deputeti Fan Noli bëri thirrje për 1 minutë heshtje në parlamentin shqiptar.

r.g/Fjala.al

Të fundit

Fluks në Qafë Thanë/ Autoritetet doganore punojnë me 4 sportele për të shmangur radhët

Aktualisht pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i...

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa

Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka...

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Si do të caktohen çmimet e reja të referencës

Pas shtyrjes për vitin e ardhshëm të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur për News24 se rivlerësimi...

Murtaja e derrit/ Vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet

Murtaja afrikane e derrit, e cila është shfaqur në Lezhë, ku deri më tani kanë ngordhur mbi 70 krerë, nuk e ka ndaluar tregtimin...

Të jetosh nën zero/ Njihuni me vendet më të ftohta në botë

Dëshironi të dini se cili është vendi më i ftohtë në botë? Këtu keni një listë të vendeve më të ftohta në botë të...

Lajme të tjera

Web TV