Nëna ‘monstër’ vret foshnjat e porsalindura dhe i hedh në plehra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga Karolina e Jugut u dënua nga gjykata me 40 vite burg pasi hodhi dy të porsalindurit e saj në plehra.

Alyssa Anne Dayvault, 32-vjeçe nga North Myrtle Beach u dënua nga gjykata për vrasje dhe abuzim me fëmijët.

Dayvault, një ish-artiste grimi në YouTube, nënë e dy vajzave, qau ndërsa iu drejtua gjykatësit duke e quajtur veprimin e saj një ‘gabim të tmerrshëm’.

Alyssa Anne Dayvault,
Alyssa Anne Dayvault,

“Unë dua ti kërkoj falje familjes time, veçanërisht vajzave të mia.”, tha Dayvault.

“Shpresoj që një ditë ato të jenë në gjendje të më falin për çfarë kam bërë”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu i kërkoi falje dhe babait biologjik të foshnjave, i cili nuk e dinte që ajo kishte qenë shtatzënë. Dayvault i fshehu shtatzëninë atij dhe familjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, babai i foshnjave shkori: Sot u vendos drejtësia. Shihemi kur të jesh 72 vjeçe, njeri i lig.

Hetimi tregoi se ajo kishte lindur djalin shëndoshë e mirë, por pas 15 minutash e kishte gjetur atë të vdekur. Ajo tha se e kishte zënë paniku dhe menjëherë e kishte marrë trupin e pajetë të foshnjës dhe e kishte hedhur në plehra. Trupi i tij u gjet në një kosh plehrash jashtë shtëpisë së saj.

Ndërkohë ekspertiza tregoi se foshnja kishte qenë gjallë dhe kishte të ngjarë të kishte vdekur pasi nuk ishte mbushur me oksigjen brenda në qese.

Kur hetuesit morën të dhënat mjekësore të Dayvault ata treguan se ajo kishte qenë shtatzënë në fillim të nëntorit. Dhe ajo e pranoi këtë gjë duke treguar se kishte qenë shtatzënë me një vajzë në vitin 2017, por trupi i vajzës nuk u gjend asgjëkundi. Ajo tha se vajza kishte lindur me kordonin rreth qafës dhe kishte vdekur. Ajo kishte bërë të njëjtën gjë dhe më trupin e vajzës duke e hedhur në koshin e plehrave./r.g/Fjala.al

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, edhe 10 ditë afat për të aplikuar

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Rama në rubrikën ‘Sy më sy’:Është momenti ynë për në BE, po përputhen fatet e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në rubrikën “Sy më sy’ për rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në BE. Rama ka kërkuar nga shqiptarët...

Pasojat e ngrohjes globale/ Akulli arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave

Hulumtimi i ri nga NASA dhe Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC) në Kolorado matën mbulesën e akullit të detit...

Misteret e takimit të Mehmet Shehut me revolucionarin Çhe Guevara

Sefer Pasha   Të kërkosh nëpër arkiva është një mundim pa krye. Në Arkivin e Shtetit, të Ministrisë së Brendsheme e në Akademinë e Shkencave vete...

Rama ironizon opozitën: Iu kemi kopjuar programin? Gjëja më qesharake

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit, ironizoi edhe opozitën pas akuzave se i ka kopjuar programin. "Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin....

Lajme të tjera

Web TV