Trajneri Martini dhe kapiteni Arapi, në “unison”: Teuta, e ndërtuar për titull këtë sezon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Martini dhe kapiteni Arapi, të bindur për potencialin e skuadrës. Teuta ka mundur 1-0 të dielën Tiranën, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Dhe, si për trajnerin Edi Martini, ashtu edhe për kapitenin e bregdetarëve, Renato Arapi, ky duhet të jetë viti i Teutës. Të dielën, Teuta e ka mundur minimalisht Tiranën në takimin e javës së dytë të Kategorisë Superiore, por, për trajnerin Edi Martini, përqendrimi duhet të jetë i vazhdueshëm.

“Unë i kam dhënë edhe më parë, që të rëndësishme në ndeshjet e para janë pikët, – ka deklaruar shkodrani i stolit durrsak. – Më vjen keq për ndeshjen me Skënderbeun, por tashmë është një histori e mbyllur. Duke ditur që kishim Tiranën përballë, ishte 2 herë më e rëndësishme, pasi luanim përballë kampionëve. E gjithë skuadra është e kompletuar dhe ka eksperiencën e duhur. Di të vuajë dhe të krijojë rrezik. Edhe pjesa e parë dhe e dyta, kishin nevojë për më mirë.”

“Megjithatë jemi ende larg asaj ku ishim në fundin e sezonit të kaluar, – ka vijuar ai. – Tirana kishte disa raste për shënim, por edhe në përveç golit kishim raste të tjera. Në pjesën e parë ndaj Skënderbeut kishim 4-5 raste, për të shënuar dhe pësuam një gol aksidental. Pas shënimit të golit na u duk sikur e fituam ndeshjen.” Edhe për kapitenin Renato Arapi, të ftuar në Rubrikën Sportive në RTSH, skuadra reagoi mirë pas barazimit me Skënderbeun.

“Natyrisht që ishim të zhgënjyer me barazimin me Skënderbeun, por skuadra reagoi mirë dhe u kthyem tek fitorja ndaj Tiranës, ndonëse duhet theksuar se asaj ia kemi marrë dorën, – ka ironizuar Arapi. – Sidoqoftë, skuadra tregoi karakter dhe cinizëm në lojën e saj dhe rëndësi kanë 3 pikët dhe tani shohim përpara.” Si për trajnerin, ashtu edhe për kapitenin e bregdetarëve, ky duhet të jetë viti i Teutës. “Titulli? Që në ndeshjen e parë e kam thënë që jemi për “kampion””, – ka pohuar Martini.

Lexo edhe :  Këta janë faktorët që shkaktojnë ëndrra të çuditshme

“Unë në vetvete jam i bindur që kemi një skuadër për “kampion”, – ka vijuar trajneri i Teutës. – Kemi afruar lojtarë me cilësi. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë kërkojmë. Do të jetë një luftë e ashpër për titullin, por ne do jemi aty.”

Edhe Arapi u bën jehonë fjalëve të Martinit, teksa thotë se Teuta është një skuadër e ndërtuar për titull. Teuta ndan vendin e dytë dhe të 3-të të renditjes me Kastriotin, pas dy javëve të para të Kategorisë Superiore, me nga 4 pikë secila.

Të fundit

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë për pushime, ministrja e Turizmit publikon videon

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli...

SPAK konfirmoi rinisjen e hetimit për Olsi Ramën, reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi për dosjen Xibraka. Postimi...

“Kaq ishte”! Çfarë ndodhi? Kjo është fermerja lë garën për çmimin e madh

Në spektaklin e kaluar, aktorja shumë e dashur për publikun Mariana Kondi u largua nga ambientet e fermës ku humbi sfidën përballë Xhesikës. Më pas,...

Rama takim me shqiptarët në Athinë me 12 maj, Mitsotakis: Nuk vjen si i ftuar i qeverisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për vizitën e Edi Ramës në Greqi më 12 maj, ku pritet të ketë një takim me emigrantët...

Media italiane: Shqipëria, mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë

Cilat janë plazhet më të bukura në Evropë? Ne ju sugjerojmë 15 destinacionet më të bukura për të zbuluar këtë verë, sipas një artikulli...

Lajme të tjera

Web TV