VV Shqipëri kërkon rezolutë për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje i ka drejtuar një kërkesë zyrtare institucioneve më të larta në vend, ku kërkohet miratimi i një rezolute për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Në kërkesën e VV-së në Shqipëri thuhet se, prej vitesh Serbia po bën tentativë për të përmbysur të vërtetën e luftës së UÇK-së.

Drejt së ardhmes shkohet duke nxjerr mësime prej së kaluarës, dhe secili komb e ka për detyrë t’i tregojë botës dhe vetes plagët e shkaktuara prej politikave shfarosëse, veçanërisht kur kemi të bëjmë me krime kundër njerëzimit, si gjenocidi i Serbisë. Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash”, theksohet në kërkesë.

VV thotë se, gjatë luftës, forcat e Serbisë dhe Malit të Zi, por më shumë të Serbisë, dëbuan mbi një milionë shqiptarë, vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra.

Janë gjetur varreza masive në Serbi. Shteti serb vazhdon të fshehë të vërtetën edhe për mbi 1600 persona të zhdukur. U shkatërruan mbi 100 mijë objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e kulturore, shkolla, xhami dhe kisha katolike”, theksohet në kërkesë.

Sipas degës së VV-së miratimi i rezolutës do të ndihmonte “drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të kësaj çështjeje, duke ditur se Kosova nuk është ende anëtare me të drejta të plota në shumë prej organizatave ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku tashmë është anëtarësuar Shqipëria”.

Lexo edhe :  ‘Çmendet’ moti/ Breshëri bën ‘kërdinë’ në këtë vend

Dega e Vetëvendosjes në Shqipëri ka drejtuar një kërkesë të tillë edhe më herët, në janar të këtij viti, por tashmë i është rikthyer nisur nga situata e krijuar me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj disa prej ish-drejtuesve të UÇK-së./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV