Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja vizituan plantacionin me gështenja në Njësinë Administrative Labinot Mal.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se zona e Shmilit në Elbasan dhe e Çermenikës në Librazhd janë të lidhura me gështenjën, si pjesa më rëndësishme e ekonomisë së tyre bujqësore.
Sipas Ballës rreth 300 kv gështenjë është shitur këtë vit për tregun vendas dhe të huaj vetëm nga kjo zonë.
Për mbrojtjen e gështenjës banorët kërkuan luftimin e disa sëmundjeve përmes spërkatjeve nga ajri, ndërsa Balla i premtoi atyre se ky shqetësim do të adresohet dhe do të zgjidhet menjëherë.
“Zona e Shmilit në Elbasan dhe e Çermenikës në Librazhd janë të lidhura me gështenjën si pjesa më rëndësishme e ekonomisë së tyre bujqësore.
Bashkë me Gledin ishim për vizitë në një nga plantacionet me gështenja në Labinot Mal. Rreth 300 kv gështenjë është shitur këtë vit për tregun vendas dhe të huaj vetëm nga kjo zonë.
Për mbrojtjen e gështenjës banorët kërkuan luftimin e disa sëmundjeve përmes spërkatjeve nga ajri. Morëm përsipër bashkëveprimin mes Bashkisë dhe Ministrisë për zgjidhjen e këtij problemi,” deklaron mes të tjerave Balla.
l.m/Fjala.al