Elbasan/ Shpërndanin lëndë narkotike, tre të arrestuar, mes tyre një grua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan,  D. P.  48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara se këta shtetas  merreshin me shpërndarjen e drogave në doza të vogla, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 41 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV