Kur delet mësynë Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Shtëpia e Bardhë nuk ka qenë aq e bardhë përgjatë viteve të presidencës amerikane. Pas djegies dhe më pas lyerjes me bojë të bardhë nga ku e mori emrin, rezidenca e presidenti të Amerikës është shoqëruar me ngjarje dhe histori po aq interesante sa edhe vetë ata që e drejtuan.

Një prej tyre ka ndodhur në vitin 1918 gjatë presidencës së Thomas Woodrow Wilson. Bari i lëndinës rreth e rrotull Shtëpisë së Bardhë ishte rritur aq shumë sa duheshin skuadra të tëra për ta pastruar. Por administrata e Wilson bëri një zgjidhje që sot është për të qeshur por për kohën kurseu shumë dollarë.

Në ambientet e oborrit të Shtëpisë së Bardhë futën një tufë delesh të cilat kullotnin në barin përreth dhe kështu nuk kishte nevojë për punëtorë. Qëllimi u arrit. Bari jo vetëm nuk po rritej më por u pakësua ndjeshëm. Tufa e deleve qëndroi aty dy vjet dhe sigurisht që nuk u kthye më.

Pamja e kësaj fotografie marrë nga The Library of Congres është vërtetë unikale.

Të fundit

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador/ I përkiste mafias shqiptare! Pesë në pranga

Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador. Pas kapjes së bosit të drogës shqiptare Dritan Gjika në Emiratet...

U shkarkua nga dekriminalizimi/ Agim Kajmaku përfiton 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ

6 vjet pasi u shkarkua nga KQZ, si i prekur nga ligji i dekriminalizimit, Agim Kajmaku, ish-kryetar socialist i bashkisë Vorë, ka fituar në betejë...

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Një burrë sulmoi disa persona me një çekiç në një tren ekspres në jug të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi ndërmjet qyteteve Straubing dhe Plattling në Bavari....

Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej...

Mitologjia që ushqeu nazizmin: nga Atlantida te Thule, rrënjët e një çmendurie hyjnore

Përgatiti: Leonard Veizi Në errësirën e shekullit XX, ndërsa bota përpiqej të mblidhte copëzat e arsyes pas luftrave dhe krizave të pafundme, në zemër të...

Lajme të tjera

Web TV