Diplomati Arben Çejku thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mund të dalin nga politika. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Çejku tha se jo vetëm për shkak se procesi mund të zgjasë 2 vjet por edhe për shkak të pasojave që mund të kenë si figura ata do jenë larg politikës.
-Çfarë mund të parashikoni lidhur me këto figura të akuzuara?
-Ajo që mund të parashikoj është se kjo gjykatë minimalisht ka realizuar këto gjëra: E para, largoi nga postet zyrtarët më të lartë të Kosovës. E dyta, mendoj që ka shkatërruar karrierën e tyre politike dhe nuk besoj më kthim të tyre në politikë.
-Ju po thoni se karriera e tyre politike është e mbyllur?
-Nëse ata dalin të pafajshëm, mund të rikthehen në politikë, por sadopak t’i dënojë gjykata ose sa më shumë të zgjasë gjyqi se parashikohet të zgjasë, do ketë zhvillime të tjera në terren. Sepse politika është dinamike dhe nuk mund të presë./Fjala.al/Ke.Ba/