Pipero: Ndiqni këto hapa për ta kaluar lehtë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri. Lidhur me situatën në vendin tonë ka folur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Në një intervistë për “ABC News”, Pipero sugjeroi mënyra sesi e trajtoni veten kur infektoheni ka rëndësi

Ajo që sugjeron mjeku janë, ndenja për një farë kohe në diell për të marrë vitaminë D, ecja në ajër të pastër, ushqimi i mirë si dhe gjumi.

Po ashtu, këshillon Pipero, e mira do ishte që të pini sa më shumë ujë.

“…Ata që janë pozitivë, duhet të bëjnë sa më shumë gjumë, e të rrinë sa më të qetë. Në vend që të shpërthejnë enzimat me efekt negativ, të shpërthejnë ato me efekt pozitiv.”

Kurse, i pyetur nëse mund të rekomandohen qetësues për ata që kalojnë gjendje ankthi apo stresi, Pipero këshilloi për cajra me efekt qetësues apo barna me bazë bimore.

“Mund të bëjnë një çaj, një qetësues, një substancë nga ato bimoret që sjellin gjumë.”

Ndërsa, për ata që e kanë kaluar koronavirusin, Pipero thekson: “Ata duhet t’i thotë vetes që kanë kaluar një beteje jo të lehtë. Kjo s’do të thotë, se për 2-3 javë mund të mos shfaqet sëmundja prapë. Ende nuk e dimë sa të mbrojtur jemi. Kam dy raste, që janë infektuar dy herë. Herën e dytë pa shenja. Kujdesi vlen për të gjithë.”

Por, kur mund t’i vijë fundi kësaj pandemie?

Pëllumb Pipero thotë se këtë s’mund ta thotë askush, por shton se duke u nisur nga eksperiencat e mëparshme, virusi nuk neutralizohet pa dy vite e gjysmë.

“Nuk pres mrekulli me vaksinën. Edhe ndonjë vit do vijojë këtë betejë.”

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV