Bashkëshortja e mjekut të njohur, Ilirjan Draçi, përlot me mesazhin e fundit para vdekjes nga koronavirusi të burrit të saj.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ajo shkruan se mjeku Draçi pati një jetë të tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim, dhe në fund iu desh të vraponte për jetën e tij.
“Një jetë e tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim, Sot te duhet të vraposh për jetën tende me guxim.
Vallë, a nuk është jeta në borxh me ty? O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën,
Mëshiroje robin tënd që nxitoi e s’mundi ta shijonte diellin tënd në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shoh dritën tënde përsëri në agim! Amin!”, shkruan bashkëshortja e mjekut./Bl.Ba/Fjala.al