​Koronavirusi zbulohet përmes zërit? Testi i ri i klinikës britanike mund ta bëjë të mundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit në Klinikën britanike Mayo janë mbledhur së bashku me një kompani të specializuar në inteligjencën artificiale për të zbuluar se sa zërat tanë flasin për shëndetin tonë.

Amir Lerman, drejtori i kërkimeve kardiovaskulare në Klinikën Mayo beson se ata po arrijnë të kuptojnë atë që sipas tij është epoka e re në mjekësi, një kohë që inteligjenca artificiale ka kuptim.

“Trupi po na dërgon shumë sinjale që nuk po u kushtojmë vëmendje. Kur flasim për zërin, nuk është saktësisht ajo që ti dhe unë mund të dëgjojmë. Zëri është një spektër i shumë frekuencave”, tha Lerman.

Studimet e rasteve në Klinikën Mayo janë përmirësuar në ato frekuenca, të cilat përfshijnë identifikimin e biomarkerëve të zërit dhe zbulimin e shëndetit të pacientëve.

“Ne jemi duke u përpjekur të përdorim të njëjtin element të njohjes së zërit për të gjetur nëse në të vërtetë mund të rritni ndjeshmërinë tuaj ndaj zbulimit të individualizuar me COVID,” deklaroi Lerman.

Tal Wenderow, kryeshef ekzekutiv i Vocalis Health, një start-up izraelit i Medtech, tha se të dhënat e hershme tregojnë se kanë një sinjal te pacientët simptomatik edhe ata asimptomatik.

“Ju merrni pesë sekonda për të pastruar fytin dhe për t’u bërë gati. Ne transferojmë zërin në atë të figurës. Pastaj, çdo zë që vjen, e përkthejmë në një imazh, dhe e krahasojmë dhe shikojmë atë korrelacion,” tha ai.

Vocalis aktualisht është duke punuar me punëdhënësit në Azi dhe Indi. Në dy vjetët e ardhshëm, Mayo do të punojë me 400 pacientë në studimin e hipertensionit pulmonar për shqyrtimin e zërave të pacientëve për të kuptuar më mirë shëndetin e tyre dhe përparimin e sëmundjes./telegrafi

Të fundit

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto nga zona e Lungomares në Vlorë pas aksionit të tij në këtë qytet dhe jo vetëm, për...

Lajme të tjera

Web TV