Pfizer përfundon testimin e vaksinës, 95% efektive kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania Pfizer tregon se ajo ishte 95% efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe tek të moshuarit.

Vaksina nuk shkaktoi efekte anësore të mëdha, tha kompania të mërkurën.

Të dhënat konfirmojnë pretendimin fillestar të Pfizer për një efikasitet më të mirë se 90% të vaksinës.

“Efikasiteti ishte i qëndrueshëm midis moshës, racës dhe etnisë demografike. Efikasiteti i vërejtur tek të moshuarit mbi 65 vjeç ishte mbi 94%”, thanë Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech në një deklaratë të përbashkët.

Kompania tha se do të aplikojë për autorizimin urgjent në SHBA brenda disa ditëve.

Analiza përfundimtare vjen vetëm një javë pasi rezultatet fillestare treguan se vaksina ishte më shumë se 90% efektive. Edhe kompania Moderna.Inc lëshoi të hënën të dhënat paraprake për vaksinën e saj, duke treguar efektivitet të ngjashëm.

Provat e suksesshme të dy vaksinave kundër koronavirusit kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka vrarë më shumë se 1.3 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar kërdi në ekonomi dhe jetën e përditshme.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV