Policia gjermane përleshet me protestuesit për masat anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane përdori topa uji the gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që janë kundër masave të reja ligjore për zbatimin e kufizimeve në kohë pandemie.

Masat u miratuan të mërkurën përkundër protestave.

Protestuesit në Berlin hodhën shishe ndaj policisë dhe ndezën bomba tymi. Policia arrestoi disa protestues ndërsa hidhnin ujë dhe u kërkonin turmave me altoparlant të shpërndaheshin.

Policia tha se kishte arrestuar 190 persona. Nëntë policë u plagosën.

Demonstruesit, përfshirë disa radikalë të ekstremit të djathtë, kundërshtuan legjislacionin që ka për qëllim frenimin e kontakteve shoqërore, rregulla të reja për mbajtjen e maskave, ndalimin e konsumit të alkoolit në publik dhe mbylljen e dyqaneve.

Protestuesit, duke fishkëllyer dhe duke goditur tiganë që mbanin në duar, nuk mbanin distancën e kërkuar fizike dhe as nuk kishin maska në fytyrë. Disa mbanin parulla si “Ndal gënjeshtrën pandemike të koronavirusit” dhe “Jo vaksinimeve të detyruara”.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i tha parlamentit se askush nuk do të detyrohej të vaksinohej dhe përshkroi pandeminë si një “fenomen një herë në një shekull”./rel

Të fundit

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Lajme të tjera

Web TV