BE: Azerbajxhani dhe Armenia të ruajnë armëpushimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur përfundimin e luftimeve ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve, të respektojnë në mënyrë rigoroze marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga ana e Rusisë, në mënyrë që të parandalojnë pasojat në njerëz.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell përmes një deklarate të lëshuar më 19 nëntor, nxiti “të gjithë aktorët në rajon të përmbahen nga çdo veprim ose retorikë” që mund të rrezikojë armëpushimin.

Marrëveshja e paqes u arrit pasi forcat azerbajxhanase bën përparime të mëdha në fushën e betejës, pas gjashtë javë luftimesh, duke rifituar territorin e humbur gati tre dekada më parë.

Marrëveshja lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rajonit malor, si dhe të pjesëve përreth.

Në bazë të marrëveshjes, rreth 2.000 paqeruajtës rusë do të vendosen në rajon për një periudhë pesë vjeçare.

“BE-ja vlerëson që duhet të ringjallen përpjekjet për një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të konfliktit, duke përfshirë statusin e Nagorno Karabakut”, tha Borrell.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase. Që kur luftimet shpërthyen në fund të shtatorit, disa mijëra njerëz besohet të jenë vrarë nga të dy palët.

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator dështuan të sjellin rezultate.

Lexo edhe :  Ndërron jetë ‘presidenti më i varfër’ në botë

Por, Borrell në deklaratën e tij ofron mbeshtetjen e plotë për këtë Grup në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes për rajonin./rel

Të fundit

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij...

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e kufitare e Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen...

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV