Akuzat e Bashës/ Rama: Shpifje që më ndez gjakun, Të sharat tuaja më bëjnë më të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të mbërritura nga ana e opozitës se ‘po fshihen viktimat e COVID’.

Rama tha se këto akuza vijnë nga një grup pakice që nuk bën gjë tjetër veçse sehir. Ai ka komentuar edhe qëndrimin e tij duke thënë se nuk është arrogancë, por tregues i pasionit për punën.

“Këtë sprovë ashtu si edhe përballimi me pasojat e rënda ne shqiptarët nuk e kemi zgjedhur, por jemi të sfiduar ta përballojmë me forcën e karakterin. Mënyra e reagimit tregon se kush jemi, si njerëz, si qytetarë, tërmeti godet fortë në një kohë të shkurtër dhe më pas pasoja e rimëkëmbjes, ndërsa virusi godet nga pak dhe pasoja sfidojnë përditë rezistencën tonë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë, si popull dhe familjarë. Jam krenar si kemi reaguar dhe se si njerëzit janë bashkuar, qoftë që janë bashkuar në muajt e tërmetit dhe të sakrificës së njerëzve.

Krenar se si forcat e shtetit janë vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë, Urgjenca, FA, deri te forca e sistemit shëndetësor, që nga bluzat e bardha te çdo ekspert dhe strukturë dhe deri te çdo mjek familjeje pa harruar edhe ministrinë e shëndetësisë. Jam shumë i keqardhur që kjo dalje u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë dhe virtyteteve. Teksa shumica e popullit bën më të mirën e vetë, një pjesë tjetër një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, bën sehir, shan e akuzon, godet me gurë ata që qëndrojnë pa gjumë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona. Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit  më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve...

Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal përballë Fluminense

Sot e gjithë vëmendja kthehet te çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku dy ekipet që bënë surprizën këtë sezon Al Hilal dhe Fluminense...

Lajme të tjera

Web TV