Nëse pini një filxhan kafe në ditë, shumica prej jush do të luftojë këtë problem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një filxhan kafe në ditë është “ilaç”… kështu thonin të vjetërit vite më parë duke ngatërruar kënaqësinë dhe relaksin që merrnin nga zakoni i pirjes së kafesë. Por në fakt aroma e kafesë së freskët në mëngjes, jo vetëm që të hap sytë, por edhe të ndez shqisat e përgjumura.

Megjithatë, roli i kafesë në jetën tonë shkon përtej kësaj. Studimi më i fundit, të cilit i referohet ky shkrim, thotë se një filxhan kafeje në ditë ju ndihmon të humbisni në peshë, por edhe të mbroheni nga sëmundjet. Përpara se të vazhdoni së lexuari, duhet të dini që nuk ka asnjë formulë magjike për rënien nga pesha pa ndryshuar stilin e jetesës.

Me këtë, ekspertët thonë se të dhënat e studimit për kafenë, në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë që ju mund të bini nga pesha duke pirë një filxhan kafe. Por parasysh duhet të keni edhe faktin se duhet ta harroni të bini nga pesha nëse hani ushqime të pasura me yndyrë dhe nuk bëni aktivitet fizik.

Roli i kafesë në djegien e yndyrnave

Studimi, është i pari që ka zbuluar se si kafeina mund të aktivizojnë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira. Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të eliminoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga trupi.

Në organizmin e njeriut gjenden dy lloj depozitash dhjamore: të mirat me ngjyrë të kafenjtë dhe të këqijat me ngjyrë të bardhë.

Yndyrat e kafenjta janë të mira sepse e nxisin trupin të prodhojë më shumë energji për të djegur kaloritë. Yndyrat e bardha akumulohen kur trupi ha më shumë kalori se sa djeg. Aktivizimi i yndyrave të kafenjta shkakton disa reaksione zinxhir: trupi djeg më shumë kalori, nivelet e sheqerit në gjak ulen, kolesteroli ulet dhe kaloritë e djegura ndihmojnë në rënien nga pesha.

Lexo edhe :  Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, si ta përgatitni në shtëpi

Por hapa të tjerë për rënien nga pesha, përveç shijimit të kafesë së mëngjesit, janë: ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik por edhe gjumi cilësor. Hap tjetër i rëndësishëm, por jo i fundit për nga rëndësia, është konsumi sa më i lartë i frutave dhe perimeve dhe sa më i pakët i ushqimeve të përpunuara./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Akuza për korrupsion, sot gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez

Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i...

3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të plotësuar....

Tirana binjakëzohet me Venecian/ Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi

Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë u bë binjakëzimi mes...

Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin si politikan. Në një intervistë...

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendesh personale,...

Lajme të tjera

Web TV