Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 paralajmëron për një situatë alarmuese, por ende jo të pakontrollueshme, edhe pse në të katër strukturat spitalore në vend, vetëm 20-25% e kapacitetit të tyre është e lirë.
Doktori i njohur Ilir Alimehmeti tregoi në “Wake Up” se na javët e ardhshme pritet rritje e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
“Vdekshmëria është rritur, ka pasur rritje të vdekshmërisë absolute. Ne si njerëz na intereson vdekshmëria absolute, por po të dallojmë virusin dhe kurimin e tij, ne na intereson shifra relative.
Por në shifra absolute ka pasur një rritje. Pse? Sepse javë më parë ne patëm rritje të rasteve të reja dhe të pozitivitetit. Rreth dy javë të tjera më pas, përkthehet në shtrime në spital dhe në vdekshmëri, për fat të keq. Sa herë të kemi rritje, gjithmonë duhet ta presim 2-3 javë mbrapa rastet fatkeqësisht të vdekshmërisë”, u shpreh ai.
Sipas Alimehmetit, “Javët e ardhshme do ketë rritje dhe prisni që sa herë të ketë rritje, do ketë edhe vdekje”, sqaroi mjeku./Bl.Ba/Fjala.al