E moshuara që “ lë shtatzënë” gratë: Edhe gjinekologët kanë sjellë vajzat dhe gratë e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Halime Krasniqi është një 91-vjeçare nga Drenica e Kosovës, e cila që në moshën 14 vjeç ka nisur “zanatin” e trashëguar nga nëna e saj që të “lërë shtatzënë” gratë. E ëma e ka mësuar që 8 vjeçe, por ka nisur që ta praktikojë më vonë.

Tek nënë Halimja shkojnë shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare dhe jo vetëm, madje edhe të huajt. Madje veç sëmundjes së kancerit, e moshuara kuron çdo gjë tjetër prej 78-vitesh pa medikamente farmaceutike.

Nuk ka bërë kurrë aborte, përjashtohen rastet kur fëmija ka ndërruar jetë që pa lindur. Në kohën e luftës ka ndihmuar shumë gra për të sjellë në jetë fëmijët. Familjarët e Halimes thonë se gratë e moshave të ndryshme vijnë që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhë.

Nënë Halimja ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të treguar eksperiencën e saj. Duke qenë se e kishte të pamundur të fliste vetë për shkak të moshës, ishte një i afërm i saj që tregoi historinë e 91-vjeçares.

Sipas tij, në momentin që ajo prek barkun e një gruaja, ajo kupton nëse ka apo jo vezore. Madje ai shtoi se e moshuara ndihmon gratë që të lindin djem. Ai shtoi se mjekë gjinekologë kanë dërguar gratë apo vajzat e tyre te nënë Halimja.

Kur t’ua vendosë duart në bark, kur u bën fizioterapi, ajo e di 100 për qind a ka apo jo vezore një grua. Shumë aparatura të sofistikuara nuk e zbulojnë këtë. Shumë gra dalin duke qarë, pasi nuk munden të bëjnë fëmijë. Është një terapi shumë interesante dhe shumë e vlefshme. Ja rregullon mitrën, e pastron përmes disa medikamenteve (jo tamam ilaçe), janë disa hoje të bletëve që i avullon.

Kjo përdor vetëm hojet e bletëve. Na shqiptarët kemi dëshirë me pas vetëm djem, e kur kanë shumë vajza, ata duan djem. Nënë Halimja me dorën nga ana e djathtë bën të mundur një gjë të tillë. E 95 për qind lindin djem. Edhe mjek gjinekolog kanë sjellë gratë dhe vajzat e tyre. I shpëton edhe nga dështimet, nuk i lejon që të humbasë fëmijët”, tregon ai.

Lexo edhe :  Tiranë – Gjenevë me Air Albania/ Inaugurohet linja e re në aeroportin ndërkombëtar

I pyetur nëse ajo merr para për një gjë të tillë, ai tha se gjithçka e bën në mënyrë humanitare dhe njerëzit lënë para vetëm nëse duan ata.

Si para luftës, pas luftës e ka në mënyrë humanitare. Por njerëzit sipas vullnetit lënë para, ajo nuk ka caktuar kurrë çmim. Ka shumë që nuk i lënë asgjë, nuk është se fiton shumë.Nuk mbajmë shënime se sa gra ka ndihmuar, por me qindra e mijëra i ka shëruar. Shumë gra i ka bërë nëna”, tha i afërmi i saj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV