Intervista/Alket Hyseni: 20-30% e kandidatëve për deputet në PS do jenë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, deputeti i PS-së Alket Hyseni shprehet se në këtë forcë politike do ketë ronovim të listave të kandidatëve për deputetë, duke afruar të rinj.

Gjithashtu Hyseni flet për investimet në Sarandë dhe komenton faktin që shumë rusë kanë blerë apartamente në këtë qytet.

Nga Roland Qafoku

-Çfarë investimesh priten ntë mbarojnë në  Sarandë?

Saranda duke filluar që me rrugën e madhe e cila përfundon vitin që vjen, pra rruga e Kardhiqit, është rruga që do afrojë Sarandën me Tiranën. Nuk shkohet më nga Gjirokastra dhe nga Muzina, por sapo shkon në Kardhiq devijon rruga dhe në mes maleve, në Delvinë, dhe më pas në Sarandë. Delvina nuk është më një xhep, por ridel në rrugë nacionale. Kardhiq-Delviën e kemi filluar dhe do ta mbarojmë vitin tjetër.

-Sa do zgjasë rruga nga Tirana në Sarandë pas përfundimit të saj?

Më pak se tre orë.

-Si ndiheni kur shikoni varfëri?

Ne nuk jemi as parti e varfër as e pasur. Ne jemi parti që përgjithësisht mbështetemi te shtresat e mesme dhe të varfra. Ne nuk anatemojmë as të pasurit, përkundrazi, ne dashurojmë të varfrit.

Megjithatë, programi jonë është i mirëfilltë social. Si deputet që prek çdo ditë njerëz të varfër, takoj çdo ditë njerëz të varfër, shkoj nëpër lagje, nëpër rrugica, nëpër njerëz që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë të pamundur të punojnë, dhe realisht nuk më vjen mirë që në 2020 ne nuk jemi aty ku mendonim se mund të ishim para 5 vitesh, para 7 vitesh, para 15 vitesh.

Patjetër që ne si shtet dhe si shoqëri duhet të bëjmë më shumë kundrejt të varfërve, kundrejt të papunëve, kundrejt personave me aftësi të kufizuar, kundrejt pensionistëv, pra në përgjithësi kundrejt shtresave vunerabël.

Unë në mandatin e tretë do bëj detyrën time si deputet, por edhe një grup shokësh për t’i dhënë fokus më tepër social programit tonë edhe më shumë, por edhe për të rritur edhe më shumë investimet publike në drejti të uljes së varfërisë dhe të mbështetjes sociale të shtresave në nevojë sepse realisht ka akoma varfëri.

-Sipas një raporti të OKB në këto 30 vite në Shqipëri janë larguar 1.2 milion banorë. Gjysma e tyre janë larguar vetëm gjatë qeverisjes tuaj.

Unë kam qenë vetë emigrant për tre vjet dhe e kam prekur vetë atë fenomen. Të gjitha qeveritë duhet të mbajnë përgjegjësi, por këto janë fenomene tranzicioni. Këto fenomene i kanë kaluar shtete edhe më të zhvilluara se ne.

Patjetër që prirja është që shkohet drejt një gjëje më të mirë. Fenomeni i lëvizjes nuk duhet parë si një gjë e keqe. Ajo që duhet parë si diçka serioze është që ne duhet të ndërtojmë të njëjtat kushte që ata kërkojnë, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për edukimin, për shkollimin e fëmijëve, në mënyrë që të mos e kenë zgjidhje halli.

Shqipëria duhet të ofrojë më të mirën që askush të mos largohet si i detyruar nga ky vend.  Nëse shohim statistikat vëmë re se ka vërtet një trend zbritës. Marr vitin e fundit, 2018-2019 dhe ka qenë diku 38 mijë në vit nga 70 mijë në 2012.

Në këtë këndvështrim ne ndihemi më mirë që trendi po vjen në zbritje dhe ndihemi më mirë që po vjen në rritje trendi i rikthimeve. Është rritur numri i rikthimeve. Në 2019 shifrat e të rikthyerve janë mbi 30 mijë shqiptarë që janë rikthyer.

-Një i Shërbimit Sekret që kam pasur një herë në studio tha: Disa rusë kanë blerë shtëpi në Sarandë.

Po ka rusë, ka ukrainas, ka norvegjezë shumë.

-Keni ndonjë statistikë sa mund të jenë?

Mbi 700 apartamente të blera nga të huajt. Ka dhe rusë por nuk kam ndonjë informacion konkret.

-Nëse 100 rusë blejnë 100 shtëpi në Sranadë, më fal por është problem kjo.

Jo nuk është fare problem sepse rusët janë 160 milionë, janë popull vital, kanë vlera intelektuale të pakrahasueshme dhe ne ku ta gjenim që ashtu sikurse investojnë me mijëra dhe miliarda në Londër. Ne duhet t’i kemi më të mira marrëdhëniet me rusët.

-A e shikon se çfarë po bëjnë rusët? Rusët po e bëjnë atë në Hagë.

Unë e kam fjalën për intelektualë rusë që duan të investojnë në bregdetin tonë. Dhe ndava çështjen tjetër që ne duhet të kemi marrëdhënie më të mira me Rusinë, patjetër që është një fuqi botërore që nuk mund të anashkalohet dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim.

Lexo edhe :  Sondazhi/ Partia Demokratike rezultat më të keq se në vitin 1997

Pjesa tjetër shtë një fobi që nuk na ndihmon fare. Ne jemi një shtet sovran që kemi qëndrimet tona ashtu siç kemi përcaktuar aleancat dhe strategjitë tona me Shtetet e Bashkuara dhe me BE-në, ashtu kemi politikat tona të jashtme në funksion të çështjes tonë kombëtare për të patur marrëdhënie edhe më të mira me Rusinë, patjetër edhe me ndonjë shtet tjetër.

-Zoti Hyseni, dëmi ekonomik i përcaktuar nga KLSH ka arritur shifrën 4 miliardë euro në 6 vite qeverisje. Cili është komenti juaj?

Është një raport i ngritur në ajër sepse konsideron dëm të ardhurat e munguara nga tatimet, doganat. Në gjykimin tim ka qenë një organ shumë i politizuar. Në fushatën e ardhshme do shikoni që titullari i atij institucioni do jetë titullar politik në qarkun e Vlorës.

-E kanë bërë ekspertët raportin, nuk e ka bërë Bujar Leskaj

Shifrat janë mure të ngritura me rërë. Janë shifra të cilat në një raport kontrolli të një organi homolog të Kontrollit të Shtetit, duhet të konsideroheshin shaka. Unë po them që nuk qëndrojnë, patjetër që ka probleme. Ajo shifër është flluskë sapuni, kaq di të them unë.

-PS dhe mazhoranca po sulmon shumë Lulzim Bashën për kasetën e famshme dhe për atë që ajo e quan prova kundër UÇK-së. Kundërshtari është tradhëtar?

Nuk është PS që ka sulmuar Lulzim Bashën. Përkundrazi, ne nuk  kemi thënë është tradhëtar njeri, por ne mendojmë që kushdo nga opozita, qoftë edhe nga mazhoranca ka detyrimin për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që kanë ardhur nga disa kosovarë. Unë habitem se si gazetarët shqiptarë nuk dalin në mbrojtje të një gazetari, jo për ta mbrojtur kot por në mbrojtje të pyetjes që ka bërë ai.

Ajo është një video e xhiruar gjatë një masakre dhe ai ka dalë dhe ka pretenduar, ai po akuzon, nuk po akuzojmë ne. Ne po themi që ka dalë dikush në Koosvë dhe ne kemi detyrën t’u japim përgjigje.

Më gjej një deklaratë të kryeministrit që ai kërkon llogari. Unë e kam njohur zotin Basha që herët sepse vijmë nga të njëjtat rrethe. Zotit Basha i janë bërë disa pyetje konkrete, jo nga PS por nga kosovarët. Duhet t’u japë ai përgjigje atyre mendoj unë. Nga përgjigjet e zotit Basha unë shoh që diçka nuk shkon.

Nga ajo që ka deklaruar vetë zoti Basha, nga faktet, del që ai nuk ishte një përkthyes i thjeshtë. Ishtë një zyrtar i niveleve të mesme dhe në situata të caktuara edhe të larta në disa subjekte.

Basha ka qenë në një strukturë e cila merrej me grumbullimin e provave ndaj kujtdo që ishin të përfshirë në luftime, ndaj kujtdo tribunali i Hagës ishte për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe Kosova ndodhej në ish-Jugosllavi, dhe beteja zhvillohej në territorin e ish-Jugosllavisë, dhe Basha ka qenë brenda juridiksionit për të mbledhur prova edhe kundër UÇK-së. Dhe unë besoj, nga ajo që njoh strukturën se zoti Basha ka mbledhur prova kundër UÇK-së, por nuk e akuzoj dot.

-Po atë të çelsit Rama ç’e pati?

Çelsi iu dha një artisti i cili ka vlera për thyerjen e akujve. Beri shumë mirë dhe shumë mirë do bëjë që intelektualëve të caktuar t’iu japim mundësi që përmes artit dhe kulturës të tyre të thyejnë akujt mes popujve tanë. Ne me serbët jemi komshinj, jemi fqinj dhe na duhet që të gjejmë gjuhën dhe të bashkëjetojmë.

-Pse thonë që Rama ka 120 ditë që nuk është në zyrë?

Luli për t’i ikur hallit shpiku qefin politikën me ato fotot e tmerrshme. Luli të japë llogari për kosovarët sepse është gjithë establishmenti i drejtimit të UÇK-së në Hagë. -Po t’i pyesësh të gjithë kandidatët do thonë që ne jemi më të mirët, po ka një vlerësim për punën e tyre, një vlerësim që nga baza deri te grupi parlamentar, ka filtra për t’u votuar, për t’u prodhuar kandidatura dhe në fund i përcillen kryesisë së partisë e cila vendos. Është kryesia që prodhon listën.   Unë për vete jam 100% i sigurtë që do të jem. Sepse kam punën dhe rezultatet e mia shumë të mira.

-Kur do shpallen kandidatët?

-Në fillim të vitit. 50 ditë para është ajo që dorëzohen por në fillim të vitit besoj se përmbyllet  e gjithë faza. Do ketë patjetër rinovime. Unë jam i bindur që do ketë prurje të reja.

-Sa mund të jenë?

Mekanzimat nuk ta lejojnë ta thuash këtë. Edhe nga historiku i PS-së, 20-30% e listave është e sigurtë që do ketë rinovime.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune...

Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Masa sigurie për çiftin Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi ndaj tij...

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit....

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV