Moska: Kemi larguar një anije ushtarake amerikane nga ujërat ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një anije e marinës amerikane “Arleigh Burke” ka lënë ujërat ruse në Lindjen e Largët, pasi është paralajmëruar se mund të goditet.

Ministria tha në një deklaratë se anija “USS John S. McCain” hyri dy kilometra në ujërat territoriale ruse, më 24 nëntor, dhe u kthye mbrapa pasi mori një paralajmërim nga anija ruse Admiral Vinogradov.

“Anija sulmuese anti-nëndetëse e Flotës së Paqësorit, Admiral Vinogradov, përdori një kanal ndërkombëtar komunikimi për të paralajmëruar anijen e huaj se veprime të tilla ishin të papranueshme dhe shkelësi mund të dëbohej nga ujërat territoriale të vendit. Pasi u dha paralajmërimi dhe anija ruse ndryshoi kursin e saj, anija amerikane u kthye në ujërat ndërkombëtare”, thuhej në deklaratë.

Një deklaratë nga Flota Amerikane e Paqësorit nuk dha detaje të incidentit, por tha se anija amerikane “shfrytëzoi të drejtat dhe liritë e lundrimit”.

Incidente të tilla janë raportuar nga Rusia shpesh në vitet e fundit, pasi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Moskës më 2014, dhe mbështetjen e saj për separatistët në lindje të Ukrainës. Shumica e incidenteve konsiderohen si jo kërcënuese./rel

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV