Projektligji i ri rus do të zgjerojë censurën në internet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Human Rights Watch (HRW) po i bën thirrje parlamentit rus të hedhë poshtë një projektligj të ri, që u jep autoriteteve fuqinë për të bllokuar faqet e internetit të cilat bllokojnë përmbajtjen e mediave shtetërore ruse.

Organizata thotë se kjo do të rrisë censurën në Rusi.

Anastasia Zlobina, koordinatore për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW, tha në një deklaratë më 23 nëntor se “bllokimi i plotë i platformave në internet të përdorura nga miliona rusë, siç propozon ky projektligj, bën të kundërtën e mbrojtjes së qasjes në informacion”.

Projektligji i ri, i cili u paraqit në parlament më 19 nëntor, parasheh që të ketë një regjistër për “pronarët e faqeve të internetit” që censurojnë “informacione me rëndësi publike”, nëse autoritetet gjykojnë se censura është “diskriminuese ose e bazuar në sanksione ekonomike dhe politike kundër Rusisë”.

Legjislacioni i propozuar autorizon prokurorin e përgjithshëm të urdhërojë bllokim të plotë ose të pjesshëm të faqeve të internetit, nëse ato vazhdojnë të “shkelin” të drejtën e rusëve për qasje në informacion.

Që nga prilli, autoritetet ruse regjistruan të paktën 20 raste, në të cilat platformat në internet si Twitter, Facebook ose YouTube censuruan përmbajtjen nga kompanitë shtetërore të mediave ruse si RT dhe RIA Novosti.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në qershor vendosi për katër çështje të ngritura kundër Rusisë, duke thënë se bllokimi i faqeve në internet shkel të drejtën e pronarëve për të dhënë informacion dhe të drejtën e publikut për t’i pranuar ato./rel/

l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të...

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate...

Ironia e Ylli Manjanit: Alma doli në protestë, Safeti doli nga burgu

Safet Gjici është liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit, do ta kryejë në shtëpi. Kjo, për shkak të gjëndjes së tij të...

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Lajme të tjera

Web TV