Debati/ Komisioni i ligjeve shtyn votimin e ligjeve në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë dje miratimin ndryshimeve të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” si pjesë e paketës së Reformës Zgjedhore që u dakordësua në Këshillin Politik më 5 qershor.

Komisioni i Ligjeve

Ligji, që është reflektim i ndryshimeve që janë miratuar në Kodin Zgjedhor, u konsiderua si i tepërt njëzëri nga të gjithë deputetët në Komisionin e Ligjeve, por edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë dhe Prokurorisë. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e cilësoi ligjin si propozim i tepërt dhe që nuk merr parasysh ruajtjen e sekretit hetimor.

Ndërsa deputetja Vasilika Hysi ngriti shqetësimin e cenimit të Reformës në Drejtësi me anë të këtij ligji. Sakaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe prokurorisë e konsideruan si të panevojshëm këtë ndryshim ligjor dhe se ka rrezik që ta cenojë pavarësinë e prokurorit në hetimin e çështjeve.

DEBATI NË KOMISION

Adnor ShametiKemi të bëjmë me shtesën e një neni të ri që mbulon fushën e marrëdhënieve të prokurorisë me KQZ-në. Ky nen synon të plotësojë mungesën e informacionit për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, pasi evidentohet që çështjet penale zgjaten në vite dhe publikut nuk i bëhet me dije veprimtaria e institucioneve për hetimin. Projektligji synon të rregullojë këtë marrëdhënie në kuadër të së drejtës së informimit të publikut. Sipas projektligjit, çështja e hetimit të veprave penale në fushën e zgjedhjeve evidentohet si një kompetencë e posaçme për drejtuesin e prokurorisë nëpërmjet shtesës që i bëhet ligjit, duke rritur mekanizmin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies. Unë iu kërkoj kolegëve që në frymën e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi ky ndryshim është pjesë paketës, ta kalojmë edhe këtë ndryshim.

Besmir Beja: Sikurse e kemi thënë edhe në dokumentin që i kemi çuar Kuvendit, ky propozim është i panevojshëm dhe bie ndesh me frymën e ligjeve të Reformës në Drejtësi. Ne kemi arsyetuar që cenon çdo garanci që Reforma në Drejtësi, ligji dhe Kushtetuta ka garantuar. Ligji i jep atribute drejtuesit të prokurorisë, të cilat në fakt i ka vetëm prokurori i çështjes.

Kujtim Luli: Edhe Prokuroria e Përgjithshme i ka sjellë me shkrim opinionet e saj në lidhje me këtë projektligj. Ne kemi arsyetuar që nuk është i nevojshëm ky propozim për ndryshim. Ndërhyrjet, duke shtuar edhe KQZ-në si institucion në marrëdhënie me Prokurorinë, i kemi konsideruar si të pabazuara as në frymën e Kushtetutës. Propozimi ligjor cenon edhe pavarësinë e prokurorit të çështjes. Ne mendojmë që marrëdhëniet me KQZ-në janë me marrëveshje dypalëshe që përgjithësisht janë realizuar.

Ulsi Manja: Edhe kur janë bërë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, do duhej të ishte marrë mendimi i Prokurorisë së Përgjithshme për ato ndryshime, sepse në nenin 167/ 1 të Kodit të ri Zgjedhor është parashikuar ekzaktësisht ajo që planifikohet në këtë ligj. Pra, në Kodin Zgjedhor është parashikuar detyrimi i Prokurorisë dhe SPAK-ut për të komunikuar me KQZnë që kanë të bëjnë me çështjet zgjedhore.

Vasilika Hysi: Ky ndryshim vjen si produkt i marrëveshjes së 5 qershorit. Thelbi i Reformës në Drejtësi të mos preket. Në këtë kuadër, mendimet e dhëna për këtë projektligj nuk na lënë shumë hapësirë për vlerësimin pozitiv të tij, që mesa di unë, në paketën e 5 qershorit është bërë nga opozita jashtëparlamentare, e cila asnjëherë nuk e ka njohur Reformën në Drejtësi dhe aq më tepër organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Unë do të sugjeroja që të jemi të kujdesshëm që me nisma të tilla të mos bëjmë thelbin e Reformës në Drejtësi.

Ulsi Manja: Sipas rregullores, ne nuk do ta votojmë këtë nismë duke qenë se nismëtari, Alket Hyseni, nuk është i pranishëm për arsye objektive, pasi ai mund ta tërheqë nismën dhe ne nuk kemi çfarë të votojmë. Këto propozime janë të tepërta, nuk marrin parasysh ruajtjen e sekretit hetimor.

Ndwrkohw, Komisioni i Venecias ka nisur mbledhjen e të dhënave mes palëve të përfshira në lidhje me çështjen e kërkesës për opinion që çoi Presidenti Meta për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në 5 tetor.

Lexo edhe :  U bë pjesë e hapjes së fushatës/ Noyzi: Nuk ma mbush mendjen askush përveç Ramës

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV