Lulzim Basha u pyet me gënjeshtra, foli me të vërteta!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Eksluzive/ Nga Erald Shulla

Fatkeqësisht, jemi në një situatë kolektive absurde, por të rëndë dhe të dëmshme, ku gjithëkush nuk do dëshironte të ndodheshim. Ashtu si të gjithë vendet e botës, superfuqi qofshin apo me tradita në përballje me vështirësitë, sfidues, me kulturën e ndihmës dhe të mbështetjes së vendit tjetër, etj, edhe vendi ynë i vogël prej muajit mars, po përballet me situatën e jashtëzakonshme që ka shkaktuar virusi i tmerrshëm Covid-19. Shtimi i numrit të rasteve të të infektuarve dhe viktimave, thellimi i krizës ekonomike, çoroditja politike, papërgjegjshmëria parlamentare, shtetërore, presidenciale, etj, po na shtyjnë drejt mendimit që po shkojmë apo kemi hyrë në labirinthin e një kolapsi, pasojat e së cilës qytetari i thjesht është i pari dhe i fundit që i pëson.

Mjafton të hetojmë dy javët që kaluam, përtej shtimit të rasteve të personave që infektohen nga virusi, u shtuan ndjeshëm dhe akuzat politike, gjithë egërsi. Kampi qeveritar, papritur e papandehur, harroi situatën ku ndodhemi edhe nga shkaku i qeverisë, harroi të infektuarit e gjithkundshëm, harroi kolapsin e mijëra problematikave që ka në sistemin shëndetësor, harroi gropën e madhe ekonomike, që vetëm zgjerohet, harroi dhe luftën me pandeminë, e egërsuar dhe ajo si politika dhe ç’po i punon vendit tonë, por nuk harroi vesin e vjetër, e kam fjalën per qeveritë e socialistëve; sulmet ndaj kundërshtarit politik, demokratëve. Më saktë kundër kryedemokratit. Plot 10 ditë, deklarata pafund të eksponentëve të ndryshëm të PS, nje lukuni që mbështet sulmet që adresonte kryeministri i vendit ndaj kreut të opozitës.

Eh, në të gjithë botën qeveritë normale, në bashkëpunim me shkencën, me kimistë, biofizicienë, psikoanistë, sociologë, etj, deri dhe me policitë, etj, janë në kërkim, në bashkëpunim, në mbështetje apo dhe në garë për vaksinën shpëtimtare, drejt gjetjes dhe prodhimit të saj masiv, tek ne qeveria është në kërkim masiv të kasetës (?!?). Të kujt kasete? Ka udhëzime shpëtimtare aty, ndonjë formulë a kod që zgjidh situatën? Jo. fare. Është një kasetë që duhet ta ketë Basha. Po kujt ia ka dhënë dhe pse s’e ka dhënë? Dikush, ndoshta hallexhi, i tromaksur me të drejtë nga lufta, ishte pjekur diku me kërkuesit, a diçka e tillë e harruar dhe u bë menjëherë personazh publik. Sa në një studio tek tjetra. Personazhi u krijua…. U harrua lufta e UÇK-së dhe që liderët e saj janë çuar në Hagë, sikur të jetë hapur ndonjë dosje e marrë nga sirtarët e Serbisë. Kërkohet ajo ajo që u kërkojnë, atij/ atyre/ askujt/ të gjithëve…

 

Bashës kasetën e masakrës që kishte filmuar ai. Ku e çoi? E në fund doli, në një studio që ai, personazhi i porsa krijuar, i habitur dhe me veten, ia pohoi një gazetari me shume zë, që atë kasetë nuk ja kishte dhënë Bashës, por një ish-deputeti të Partisë Socialiste. Ish-deputeti e pranoi, sqaroi rastin dhe fabula ra. Po jo zhurma dhe absurdi. Siç vetë pushteti tek ne, i cili nuk është asgjëkundi, përveçse online në rrjetet sociale. Dhjetë ditë të tëra kërkuan me insistim që kreu opozitës t’i përgjigjej akuzave gjoja mediatike, të ngritura si furtunë në një gotë uji me ca ‘balla e palla’, e bidona gjelash diabolikë, etj, etj. Z. Basha gjithësesi, doli dhe u prononcua me shumë qytetari, qetë per veten dhe i shqetësuar për gjendjen, sqaroi akuzat- bumerang, bindi opinionin normal publik dhe ata që ishin me të intersuarit, vetë kerkuesit.

Kreu i opozitës (ri)sqaroi për të disatën herë funksionet dhe detyrat e tij në Kosovë apo në Gjykatën e Hagës. Lulzim Basha me shumë fisnikëri, prej një shtetari të gatshëm për të drejtuar me përgjegjësi të lartë vendin, rrefeu me detaje që jo vetëm kishte bërë një punë të ndershme në Kosovë, por një mision patriotik, lidhur kjo dhe me ndjenjën për origjinën nga Drenica dhe Peja që ka nga gjyshërit nga e ëma.

Lexo edhe :  "PD-së i kanë rënë kolonat e shtëpisë” Topalli flet për “përçarjen e së djathtës”

Por Lulzim Basha nuk mund të flasi vetëm për ato që i kërkojnë kundërshtarët bjerrakohës të tij politikë. Kryetari opozitës, denoncoi keqmenaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria, akuzoi dhe denoncoi që qeveria për të maskuar situatën, nuk raportonte numrin real të viktimave nga Covid-19. Njerëzit janë njerez, qoftë dhe në Morg, nuk janë sfatistikë staliniste. E kjo deklaratë, turbulloi dhe la pa gjumë qeverinë. E cila të nesërmen në vend që të reagonte duke vepruar, reflektuar e kuptuar, nxorri si asnjëherë më parë në vendin tonë grupin e komitetit te ekspertëve duke iu vërsulur Lulzim Bashës si të indinjuar nga deklarata e tij. Në fakt, në këto 30 vite është hera e parë që shohim një “indinjatë” të tillë tek bluzat e bardha, nuk i kemi dëgjuar as të ankohen për pagat e as për kushtet e punës dhe gjendjen e mjerueshme të spitaleve të vendit tonë.

Dy ditë pas denocimit publik të Bashës, gjeti një të shtunë fundjave kryeministri që të reagonte. Foli shumë, por nuk tha asgjë, e megjithatë, në një pikë ai tha një të vërtetë të hidhur. Ftoi prokurorinë që nëse dëshironte ta hetonte rastin e fshehjes së numrit të viktimave të Covid-19… Ia la drejtësisë së “re” të ndjekë çështjen në mënyrë fakultative… E thënë nga Rama ky sugjerim, ngjan edhe më absurd. Shumë pikëpyetje ngrihen. Si është e mundur që nëse qeveria do kishte një fije të drejtë nuk do i drejtohej vetë prokuroisë

Dyshimi i arsyeshëm të çon në argumentin se nëse Basha do deklaronte të pavërteta, që në mëngjesin e së premtes, me një tufë letrash në duar do gjendeshin luguni deputetësh të PS-së dhe dhjetara kamera para zyrave të SPAK për të denocuar për shpifje kreun e opozitës. Kjo nuk ka ndodhur, arsyet tashmë po kuptohen.

E ndërsa në Tiranë gatuhej tollovia me mjekë, për fat të keq në dukje me regji qeveritare, njëkohësisht liderit opozitar u tentua ti vishej një “film triller” me kaseta që vetëm në imagjinatën haluçinative mund të eksitonin. Lulzim Basha e tha qartë se kujt i shërbente dhe kujt i duhej kjo tollovi. Me shumë se kujtdo atij dhe shtetit të atij që përqafon kryeministri i tanishëm, atyre që shkatërruan Kosovën, se u iku nga kthetrat dhe duan ta gllabërojnë përsëri. Janë mijëra kaseta të genocidit serb, ato harrohen, por duan atë kaseta nga Basha që se ka patur kurrë.

Në fund të fundit është në të drejtën e Bashës dhe detyrë e tij të denoncojë çdo ditë, madje çdo minutë për problemet që ka vendi, shumë më tepër se ç’ka detyrë kryeministri i tanishëm dhe qeveria e tij e shkuar që të harrojnë situatën, e t’i futen kërkimeve çmendurake, se qeveria tronditet kur kreu opozitës flet pa maskë dhe pa doreza për problemet e rënda, që qeveria ja ka lënë t’i heqë vetë populli. Sa më i madh pushteti, aq më i rrezikshëm abuzimi oligark i tij. Nuk ka nevojë për kasetë. Duket kudo në realitetin përballë…

Të fundit

Joe Biden rikthen karantinën dhe testin për këdo që hyn në SHBA

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris po i kushtojnë një vëmendje të madhe përgjigjes të qeverisë federale ndaj...

Sali Berisha kujton 21 janarin: Garda veproi sipas ligjit, arsyeja përse qëlluan…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para Kryeministrisë mbetën të vrarë...

Ish-ambasadori Arvizu kujton 21 janarin: Po sikur aty të ketë një bombë

Ambasadori i SHBA-ve, Alexandër Arvizu teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ ndau përjetimet e tij për protestën e 21 Janarit. Ai ndau momentin...

Protokollet nuk i lejojnë, tifozët e Elbasanit udhëtojnë për të mbështetur skuadrën

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, për shkak të protokollit të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, tifozë të të dyja ekipeve kanë udhëtuar...

33-vjeçarja jep dorëheqjen si mësuese, shet foto nudo në internet

Një 33-vjeçare e cila punonte si mësuese, ka hequr dorë nga profesioni i saj dhe ka nisur punën si modele seksi. Courney Tillia ka...

Lajme të tjera

Web TV