Pandemia/ Meta komunikim online me mjekët e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke zhvilluar një takim online me disa mjekë lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Ish-deputeti i PD-së, një nga mjekët e njohur në vend, Tritan Shehu tha se gjendja sot është jashtë kontrollit. Ai theksoi se duhet të bëhen sa më shumë teste në popullatë.

Ndërsa, mjekët e tjerë deklaruan se duhet vijë zjarri në të gjithë territorin, për shkak të përmasave të kësaj pandemie.

Presidenti Ilir Meta: Do të bisedoj sot online me mjekë të vendit, për gjendjen për shkak të rëndë të koronavirusit.

Tritan Shehu: Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do jetë akoma më jashtë kontrollit, kur të nisin edhe virozat. Shumë pak teste janë bërë. Popullsia duhet të bëjë testime, duhet të ftohet për këtë gjë. Bëhen vetëm 1400 teste, që janë pak.

Petrit Vasili: Strategjia e testimit duhet të jetë perfekt. Duhet të ketë një dekoncentrim të situatës. Është pandemi e duhet vijë zjarri në të gjithë territorin.

Arjan Mezini: Testimi masiv është shumë i rëndësishëm, edhe për shkak të shkëputjes së zinxhirit të infektimit. Ne duhet të testojmë së paku 800 vetë në ditë. Nuk mund të ketë shfajësim. Vendeve europiane nuk iu ka dalë jashtë kontrollit, por ata po zbulojnë rrënjën e infeksioneve.

Dr Bajram Hysa: Duhet të vihen në punë të gjitha kapacitetet. Mund të merret në konsideratë aktivizimi i studentëve të vitit të gjashtë të mjekësisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV